Kandidatja për kryeministre në veri të Kosovës, mesazh kundër ndryshimit të kufijve

Kandidatja për kryeministre në veri të Kosovës, mesazh kundër ndryshimit të kufijve

Kandidatja e LDK-së për kryetare të Qeverisë, Vjosa Osmani, së bashku me kreun e LDK-së në Prizren, Anton Quni, kanë vizituar disa fshatra në veri të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Osmani ka dhënë mesazh kundër prekjes së kufijve, duke thenë se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.

Sipas Osmanit, për guxim e për shtet nuk mund të flasin as ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikojnë sovranitetin shtetëror për interesa personale.

“As ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikonin sovranitetin shtetëror për interesa personale, sot nuk mund të na flasin për guxim e për shtet”, ka shtuar ajo. 

Në lidhje me një plan për ndryshimin e kufijve ka shkruar sot dhe gazeta serbe Telegraf.

Sipas gazetës serbe Telegraf, Presidenti amerikan Donald Trump ka përgatitur një paketë për zgjidhjen e çështjes së kufijëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Me ndryshim kufijsh kuptohet që pjesa veriore e Kosovës të jetë brenda kufijve të Serbisë kurse faltoreve serbe në Kosovë do tu jepet status i veçantë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 24/09/2019 09:57

    Pse genjehet ne vazhdimes!?,Madje, genjehet publikisht,genjehet ne media,genjehet ne politik te eprditshem deri ne fushate par azgjedhore, genjehet hapur populli,genjehet sllavisht njemije here, per te shenderrua genjeshtren per te vertete.Ja "ndryshimi I kifijve" genjeshtere e perseritur ne mjedise e kohe te ndryshme ne Kosove,nga peesonalitetete e niveleve e subjketeve te ndryshme politike e shteterore,genjehet zyrtarisht dhe genjeshtra eshte shenderrua ne platforme e ka marr nivel zyrtar shteteror,per te "fajesur"Hashimin per ndryshim kufijsh.Vertet budallallek politik naiv e shume primitive,teper I ulet dhe pa permbajtje per "folesit" si kjo :"nusja e LDJK'apo disa nga lideret partiak e shteteror, teper te ulet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit