“Unë dua t’i jap një fytyrë tjetër mënyrës së administrimit të bashkisë, duke filluar që nga komunikimi me qytetarët. Pas 30 Qershorit do të jetë një bashki shërbimesh, ku qytetari do të jetë i pari”.Kështu deklaroi kandidatja socialiste për Bashkinë e Përmetit, Alma Hoxha, sipas së cilës, bashkia e drejtuar nga demokratët ka shërbyer vetëm për qoka elektorale, ku vendet e punës janë shitur për vota. Hoxha premtoi se fytyra e bashkisë Përmet do të jetë bashki shërbimesh për qytetarët, për çdo sektor zhvillimi.
“Në Përmet është bërë shumë sa i takon infrastrukturës së qytetit, është bërë investim i madh i ujësjellësit të qytetit dhe në kulturë e trashëgimi nga qeveria. Por ajo që më dhemb më shumë është se infrastruktura rurale, që lë për të dëshiruar.
Rrugë të munguara, kanalizimet, vaditja, uji i pijshëm mungojnë. Investimet që janë bërë nga pushteti vendor kanë qënë të pjesshme. Punët aty dua t’i bëj me projekte të plota. Lagjiet e qytetit të Përmetit janë thuajse të harruara, ka mungesë gjelbërimi dhe ndriçimi. Sfida ime është shtrirja e rilindjes urbane në rilindje rurale sepse kjo do të ndikojë në zhvillimin e turizmit”, tha Hoxha.
Ajo shtoi se do të jetë një mbështetje e madhe për biznesin, veçanërisht për gratë biznesmene, ato që kanë punishte të vogla, e që punësojnë gra të tjera me kohë sezonale. Hoxha kandidon për kryebashkiake pas një karriere të gjatë në arsim dhe në qeverisjen vendore.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.4%
-
Jo
26.8%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2229
Lajme të tjera
-
Nuk kishte leje drejtimi, 16-vjeçari bie me motor nga ura! E mori me qira
14 Mars, 19:13
-
Shkëmbi i ra mbi banesë dhe i zuri këmbët, familjarët e 25-vjeçarit në Përmet s’përballojnë dot kurimin! Bëjnë apel për ndihmë
30 Janar, 15:38
-
Përmet/ Shkëmbi ra mbi banesë dhe i zuri këmbët 25-vjeçarit, bashkia do i financojë riparimin
23 Janar, 10:30
-
Baxhot dhe fabrikat po i falimentojnë, blegtorët e Jugut në protestë, bllokojnë aksin nacional: Qumështi shitet lirë, shteti të ndalë monopolin
22 Janar, 16:31
-
VIDEO+ FOTOT/ E rëndë në Përmet, shkëmbi bie mbi banesë dhe i zë këmbët 25-vjeçarit! Dërgohet në spital në Janinë! Fqinjët për Report Tv: Të merren masa
22 Janar, 08:39
-
Turizmi në Gjirokastër, 12 objekte në proces rijetëzimi! 45 mln lekë nga shteti për kurimin e imazhit të ‘qytetit të gurtë’
10 Janar, 19:59
-
Turistët relaks dimri në vaskat termale të Bënjës në Përmet, shikoni videon
4 Janar, 09:49
-
Paketa e Sigurisë në Shkolla, Balla në një gjimnaz të Përmetit: Nxënësit të bashkëpunojnë me policinë kundër personave që shpërndajnë drogë
7 Dhjetor 2023, 10:33
-
FOTO nga ura e re në Përmet, Rama: Lidh disa fshatra që kanë qenë të izoluar, futen në ‘hartën turistike’
30 Nëntor 2023, 09:59
-
Dy të pastrehë i vënë flakën banesës në Përmet
26 Nëntor 2023, 19:31
-
Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe u aksidentua, arrestohet administratori i Njësisë Çarçovë në Përmet
24 Nëntor 2023, 10:34
-
'The Guardian': Banjat e Bënjës mes nëntë ujërave termale më tërheqëse natyrore në Evropë
18 Nëntor 2023, 16:08