Kandidimi në Elbasan, Rudina Hajdari në Repolitix: U frymëzova nga im atë! Dua të sfidoj krimin e organizuar! Në zgjedhjet e ardhshme, synojmë disa mandate

Deputetja Rudina Hajdari ka shpjeguar se pse ka shpallur kandidaturën e saj në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjatë një interviste në emisionin Repolitix, Hajdari u shpreh se kërkon të sfidojë problematikat që ka ky qytet, duke përfshirë krimin e organizuar. Ajo shprehu bindjen dhe gatishmërinë për t’i bërë ballë këtij fenomeni dhe për ta çliruar Elbasanin.

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Hajdari u shpreh se partia Nisma Thurje synon të marrë disa mandate deputetësh për të pasur një grup parlamentar. Ndërkohë, partia e saj ka kandidatë të mjaftueshëm për të garuar në 12 qarqe. Gjithashtu Hajdari foli edhe për djegien e mandateve të opozitës në 2019-ën të cilën e cilësoi mungesë vizioni e strategjie dhe se e bëri vetëm për të marrë pushtetin.

“Mua më pëlqejnë shumë sfidat. Elbasani është një qytet që nuk duhet të njihet si një qytet me problem madhor me krimin e organizuar. Unë dua të jap në sinjal që dua të përballem me këto sfida. Kam të gjitha kapacitetet për të sfiduar këtë fenomen. Kjo është thembra e Akilit për t’i bërë ballë kësaj çështje e për ta çliruar Elbasanin nga ky fenomen. Unë shkoj si një kandidaturë për të përfaqësuar qytetarët. Unë kam përkrah qytetarët e Elbasanit. Kjo është një përpjekje për të ndryshuar realitetin atje.

Nëse më parë aktorët politikë mundohen që të lëmoshen me krimin e organizuar duke i mbajtur afër duke dashur mos të cënojnë bizneset e të fortëve, afrimiteti im do të jetë me qytetarët që duan të shohin një zhvillim në jetën e tyre. Krimi i organizuar ka qenë një fenomen në vitet e fundit dhe kjo nuk duhet të vijojë. Duhet një përpjekje reale për një kandidat që të tregojë realitetin që ndodh në Elbasan. Shumë deputetë që kanë qenë në Elbasan nuk ka treguar të vërtetën dhe realitetin” – tha Hajdari.

Rudina Hajdari u shpreh se është frymëzuar nga i ati i saj për kandidimin në këtë zonë. Ajo thotë se me politikat që do të ndjekë, do të sjellë ndryshim në zonën e Elbasanit.

“Unë ndjej krenari që jam e bija e Azem Hajdarit. Unë jam e bija, Rudina Hajdari dhe nuk do e lë kurrë që të më shkëputet. Figura e Azem Hajdarit, ka qenë në kandidat në atë zonë, në Librazhd. Kjo është një nga motivet që kam zgjedhur Elbasanin. Unë kam qenë 10 vjeç kur im atë bënte fushata në Librazhd. Ka qenë duke sfiduar një diktaturë, njerëz që e kishin shtypur atë zonë. Ka pasur ndryshime. Në atë zonë, ne jemi thuajse në të njëjtën situatë si në këtë zonë gjatë viteve të mëparshme” – tha Hajdari.

Ndërkohë, deputetja e opozitës parlamentare tha se për ata persona që vendosin të kandidojnë në 4 zona, është një zgjedhje e dobët.

“Në momentin që investohesh në një qytet do të thotë të jesh i pranishëm në atë qark. Elbasani nuk është një qark i vogël. E shoh gati të pamundur, duke pasur parasysh sistemin, ne duhet të jemi deputetë të zonës. Ata që zgjedhin të shkojnë në disa zona, për mua është një zgjedhje e dobët” – tha deputetja e opozitës parlamentare.

Më herët gjatë ditës së sotme, përmes një video-mesazhi, Rudina Hajdari njoftoi kandidaturën e saj në qarkun e Elbasanit ku përballë Monika Kryemadhin dhe Gazmend Bardhin. Hajdari do të garojë nën siglën e partisë 'Nisma Thurje'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Zgjedhjet e 25 prillit, Hajdari: Nisma Thurje ka kandidatë të mjaftueshëm për 12 qarqe! Synimi të kemi një grup parlamentar

Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se partia Nisma Thurje i ka mbi 140 kandidatë të mjaftueshëm për të garuar në 12 qarqe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjithashtu ajo ka shprehur synimin e partisë për të fituar disa mandate dhe për të pasur një grup përfaqësues në Parlament.

“Ne kemi kandidatë të mjaftueshëm për të garuar në 12 qarqe, mbi 140 kandidatura. Do jenë të plotësuara nga ‘Nisma Thurje’. Do kemi kandidatura të forta, të mira, lokale, me reputacion të fortë për atë që kanë bërë. Nuk do kemi figura problematika. Është një pretendim që është modest. Nëse ne arrijmë të kemi një grup deputetësh, të formojmë një grup parlamentar. Do jemi në gjendje të përfaqësojmë sa më shumë qytetarë. Nuk pretendojmë një numër të madh deputetësh. Duam një grup parlamentar të unifikuar. Ambicia jonë është që të plotësojmë të gjitha kandidaturat. Ne nuk kemi përjashtuar asnjë bashkëpunim normal. Sa i përket listës kemi thënë që përpjekja jonë është të plotësohet nga ‘Nisma Thurje’. Ajo çka duam ne është të jemi besnik në atë që ofrojmë, të mos e shohim këtë mundësi si lloj mekanizmi për të ardhur në pushtet” – tha Hajdari.

Ora 22:04
Humbja në zgjedhje, Hajdari në Repolitix: Indicie për të luftuar kasën e vjetër politike, edhe pse rrugët në SHBA i kam të hapura

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari u shpreh se edhe nëse nuk do të fitojë asnjë mandat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ajo do të vijojë karrierën e saj politike.

“Në rast se ndodh kjo, dhe ajo që kam dëshirë të them, është kjo betejë nuk është për të qenë në Parlament. Nuk dua karrige. Jeta që kam pasur në Amerikë, dhe ajo çfarë mund të më ofrohet atje, më jep një mundësi për të punuar. Nëse nesër nuk futem në Parlament, do jetë një indicie që të luftojë më shumë kundër kësaj kase të vjetër politike. Pasioni im sa vjen dhe shtohet” – tha Hajdari.

Ora 21:38
Bojkotimi i parlamentit nga opozita, Hajdari: Mungesë vizioni! Një makinacion tjetër për të ardhur në pushtet

Lidhur me bojkotin e PD-së nga parlamenti në 2019, Rudina Hajdari e cilësoi mungesë vizioni e strategjie. Ajo tha se ishte thjesht një makinacion tjetër për të ardhur në pushtet.

“Mungesë vizioni, strategjie. Nuk mundet të kërkosh pushtet me çdo kusht duke marrë vendime ekstreme, të rrezikshme për interesin kombëtar dhe përfaqësimit që i bën sovranit. Ishte një tjetër makinacion që ata bënë për të ardhur në pushtet" - tha Hajdari.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lemi: 15/01/2021 09:03

    E BIJA TUTORIT TE PROSTITUTAVE DHE E TRAFIKANTIT, E NENES GJYQTARE ME 8 KLASE SHKOLLE DHE ME TE KORRUPTUAR NE VEND NA BEN MORAL...HAPU DHE, MJERE POPULLI !!!

    Përgjigju
  • ruku: 15/01/2021 08:11

    nese frymezohesh nga yt ate dhe yt meme me mire nisu qe tani per amerike

    Përgjigju
  • Zymrija: 15/01/2021 07:52

    Rudina je e mirepritur vetem LSI jo, kushdoqofte le te fitoje.

    Përgjigju
  • tosi: 15/01/2021 07:24

    Ec perpara o Rudina dhe mos degjo llafet se rrugen e ke te hapur ne Elbasan se kandidatja e leshelise Nafija fallxhorja e ka te sigurte humbjen spektakolare ne kete qytet ku Elbasani do i jape shqelmin perfundimtar cizmepartickes dhe gruas qe fyeu me fjalor rrugaceje militantet e pd se ne nje takim elektoral ne 2017 ne nje salle ku ishin mbi 70 vete.

    Përgjigju
  • Iris: 15/01/2021 02:35

    Rudina mund te jete inspiruar nga babai,por po kandidon per vete,si Rudine.E shoh se shume nga ju komentues,permendni problemet ligjore te nenes ose disa dyshime mbi te kaluaren e babait.Por votat nuk do I jepen as Azemit,as Fatmires,por Rudines.Ju po beni nje gjykim e vleresim si dikur Enveri me shoke per kundershtaret e tyre:I biri I armikut te klases,vajza e spiunit,nipi I kulakut,motra e borgjezit, xhaxhai I tregetarit te pasur,tezja e te pushkatuarit,kusheriri I atij me njolle ne biografi.Ky nuk e Meriton te shkoje ne U.T.,kjo duhet varrosur ne cooperative,mundesisht te stallat,mundesisht ne Veri,ky nuk pranohet ne org.rinise,etj budallalleqe te tjera.Duket qe jemi Akoma ne tranzicion,me teper ne tranzicion mendor,se Akoma I vleresojme njerezit dhe kemi paragjykime per ta ,si ne kohen e xhaxhit.Rudina vazhdo dhe suksese,vazhdo programin tend politik,Shqiperia ka Akoma rruge te gjate jo vetem drejt demokracise,por ne rradhe te pare,ka rruge te gjate per te kuptuar demokracine si nocion politik ,filozofik,shoqeror.

    Përgjigju
  • Altin: 15/01/2021 01:42

    Po QE SE DO TE LUFTOSH KRIMIN FILLOJE NGA FAMILJA JOTE,,,E KE NENEN TE DENUAR NGA VETINGU PER PASURI TE VENE ME VJEDHJE,,KTHE TEK SHTETI PRONAT DHE PARATE E VJEDHURA POPULLIT..PASTAJ SHOHIM E BEJME RUDINE...

    Përgjigju
  • Tutu: 14/01/2021 22:36

    Moj e shkrete nuk njeh babain... ai ishte thjesht nje kriminel ordiner qe e futen ne politike per ta perdorur.... ndersa mamane ta pikturoi vetingu ... jeni familje me goxha tradite... lum Elbasani...

    Përgjigju
  • pap: 14/01/2021 22:36

    Mjaft u tallet me inteligjencen e shqiptareve!!! Me kete i drejtohem "miqve" te Shqiperise qe bejne sikur i rrine mbrapa kesaj zonjes. Persa i perket vete kesaj zonjes, ajo eshte e lire te beje zgjedhjen e vet, por bash per kete zgjedhje qe ka bere e quaj humbje kohe marrjen me te, mbasi ka inteligjence nen mesataren e shqiptareve, por me e rendesishshmja, eshte "mish me ere", sic thote polulli, pa asnje fije kredibiliteti....

    Përgjigju
  • Jam krenar që jam shqipëtar e Mirditor: 14/01/2021 22:33

    Si ka mundsi që nuk flitet ASNJËHER për sigurin në punë? Sigurin rrugore Mjedisin Rrogat Shëndetsin. Teknologjin. Po vetem politik na mërzitet jeten

    Përgjigju
  • Juri: 14/01/2021 22:14

    Hipokrizi e gjalle. U frymezova nga im ate dhe do luftoj krimin e organizuar!!! Ne radhe te pare nuk e di a e di kjo historine e bab Azemit?? Po historine e krimit te organizuar ne shqiperi e din kjo?? Po lidhjet e bab Azemit me grupet kriminale ne ate kohe mbi trafikun e armeve, naftes dhe heroines i di kjo?? Pse i eshte fiksuar qe i jati u vra per arsye politike? Apo ndoshta ishte me e lehte per te mbajtur figuren e "paster" te bab Azemit?? Ti moj Rudina e vogel qe do te behesh e madhe, nje fjale e urte thote dardha bie nen dardhe, dhe perpara se te eksperimentosh neper qytete qe skane lidhje me ty dhe identitetin tat, shko e kandido aty ku yt ate bete llumin e trafiqeve, ne Bajram Curri.

    Përgjigju
    • Doni: 15/01/2021 07:39

      Juri keshtu e di rudina se ja ngulitur ne koke baba Saliu qe e vrau dhe e qau.

  • peoples: 14/01/2021 22:13

    Ne qofte se do ti ngjash babait tend ai ka qene pjese e lumpenit qe dogji pasurite e popullit ne vitin 90.Ai ishte nje kriminel i lindur qe ne emer te luftes kunder komunizmit dogji Shqiperine.Apo do ti ngjash nenes tende HAJDUTE

    Përgjigju
  • Bedriu: 14/01/2021 22:03

    Hahaha.Filloi seria e 765 e sezonit 157, e filmit "Hajdari family".

    Përgjigju
  • Shaqo: 14/01/2021 22:03

    Po u frymezove nga babai, do fillosh nga pulat vedhjen, armet u shiten nga yt ate, po ka te tjera qe t'i tregon mamaja. Forca jepi, do zgjidhesh deputete e fshatit te mamit. Mjere ai fshat.

    Përgjigju
  • Mirditor: 14/01/2021 21:59

    politik dhe vetem politik na qat karin

    Përgjigju
  • Shaban: 14/01/2021 21:26

    Fillo me mamin zogu se e ke edhe afer edhe e njeh edhe meson doren.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur

Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur