'Kanë punësuar në administratë 10 mijë vetë më shumë se një vit më parë', Meta akuza qeverisë: Qëllimisht në prag të zgjedhjeve, po rehatojnë patronazhistët

'Kanë punësuar në administratë 10 mijë vetë më shumë se një vit më parë', Meta akuza qeverisë: Qëllimisht në prag të zgjedhjeve, po rehatojnë patronazhistët

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar sot qeverinë se ka rritur numrin e të punësuarve në administratë, për qëllime elektorale. Me një postim në Facebook, Meta thotë se  krahasuar me një vit më parë, numri i të punësuarve në administratë është 10 mijë veta më shumë, ndërsa e konsideron ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se po hap vende pune "për të rehatuar patronazhistët".

"Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor. Këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike. Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë,  për të "rehatuar" kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë. Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë! Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor kundër fuks-shtetit, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve. Me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës", thotë Meta.

Presidenti Meta ka akuzuar edhe më herët PS-në se ka vjedhur të dhënat personale të qytetarëve për t'i përdorur politikisht.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me  ironi ndaj presidentit Meta ku thotë se ai patronazhistëve "t'iu marrë të keqen" pasi, sipas tij, ata e njohin mirë atë dhe se nga zgjedhjet e 25 prillit, Meta do të "dilte i rruar dhe qethur".

Duke shpjeguar termin patronazhist, Rama ka thënë se ajo është huazuar nga SHBA dhe se patronazhisti është klasa e parë për të vijuar karrierën politike dhe një mision që i dërgon ata shtëpi më shtëpi dhe i pyet për problematikat e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane

Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane