Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, 10 km trafik! Shkak bëhet aksidenti pranë Vorës (VIDEO)

Një aksident ka shkaktuar radhë të gjatë trafiku prej 10 kilometrash pasditen e kësaj të mërkure në autostradën Durrës-Tiranë. Aksidenti mendohet të jetë bërë përtej Vorës, ndërsa trafiku nis që në Sukth të Durrësit. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket se një makinë tip fuoristradë është kthyer përmbys, gjë që ka shkaktuar edhe kaosin në autostradë. Nga aksidenti nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. 

Autostrada Durrës-Tiranë është kthyer në makth për shoferët, të cilët shpesh herë përjetojnë bllokim trafiku për shkak të aksidenteve, fluksit të mjeteve që kthehen nga plazhi apo edhe atyre që vijnë nga qytete të tjera të Shqipërisë dhe kanë destinacion kryeqytetin.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse ka ndërhyrje nga policia për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve që nga pamjet duket se mezi lëvizin. 

 

A.M./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shofreri: 10/08/2022 21:10

    Mire qe u blokuam. Por kafshet qe ishin ne trafik me ne filluan te dilnin jashte rruge dhe te parakalonin rrezikshem. Shpresoj qe ata bastard qe vun ne rrezik jeten e njerezve dhe si hapnin rruge ambulances ta dijne qe jan BASTARD. Dhe ta dijne qe jan shar nga mijra shofere te tjer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuna në U-21 me Partizanin, Erzeni përjashtohet nga sezoni 2023-2024! Pezullohen 7 lojtarë për 10 ndeshja, një tjetër ndëshkohet me 1 vit

Dhuna në U-21 me Partizanin, Erzeni përjashtohet nga sezoni 2023-2024! Pezullohen 7 lojtarë për 10 ndeshja, një tjetër ndëshkohet me 1 vit