Hyjnë sot në fuqi masat anti-COVID në Malin e Zi, tension mes policisë malazeze dhe punëtorëve shqiptarë në Hanin e Hotit! Nuk u lejohet kalimi pa certifikatë vaksinimi dhe pa tampon

HANI I HOTIT- Duke nisur nga sot hyjnë në fuqi masat anti-COVID në Malin e Zi që nuk lejojnë kalimin e qytetarëve drejt kufirit malazez pa qenë të pajisur me certifikatë vaksinimi ose tampon.

Këto rregulla kanë shkaktuar një situatë kaotike paraditen e sotme në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Mes policisë malazeze dhe punonjësve shqiptarë ka pasur tensione, pasi këta të fundit kanë shprehu pakënaqësi ndaj masave.

Burime për ‘Report Tv’ bëjnë me dije se punonjësit shqiptarë janë pezulluar sepse kishin probleme me dokumentet dhe certifikatën e vaksinimit .

Për të kaluar kufirin nga Shqipëria në Malin e Zi nevojitet një nga këto dokumente:

1. Pajisja me certifikatë vaksinimi me një ose dy doza

2. Test PCR të kryer në jo më shumë se 72 orë

3. Vërtetim që personat që hynë në Mal të Zi e kanë kaluar Covid-in jo më herët se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv

4. Test antigen jo më të hershëm se 48 orë

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 14/09/2021 15:30

    Open Ballk…ri

    Përgjigju
  • Open the ballkon: 14/09/2021 09:38

    Ku eshte “open ballkan” pra? Hap doganen o Mal i zi per shqiptaret o shtet legen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit