VIDEO/ Tensione në Kuvendin e Serbisë, deputetët përplasen fizikisht, opozita mesazh Vuçiç: Kosova është zemra e Serbisë

 

Seanca e posaçme në Kuvendin e Serbisë, ku po diskutohet për Kosovën, po përcillet me përplasje verbale dhe fizike mes deputetëve të opozitës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç në këtë seancë ka folur për planin evropian – apo franko-gjerman – për normalizimin e raporteve me Kosovën, teksa opozita e ka cilësuar këtë plan si “kapitullim për Serbinë”.

Gjatë seancës, deputetët e opozitës kanë brohoritur slogane sikurse “Tradhti”, “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk do të heqim dorë nga Kosova”. Ata po ashtu mbanin pankarta me mbishkrimin “Jo kapitullimit”.

Në nisje të debatit, Vuçiç tha se qëllimi “i ditës së sotme nuk është që përgjegjësia të bartet në këtë institucion apo te populli”.

“Qëllimi është të dal para jush dhe qytetarëve dhe sinqerisht dhe haptazi të ndaj atë që na pret dhe çfarë po përballemi”, tha Vuçiç në Kuvend.

Më 2 shkurt, Kuvendi serb po debaton për raportin e Qeverisë në Beograd lidhur me negociatat me Kosovën. Në seancën për Kosovën në Kuvendin e Serbisë të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, shkruan REL.


Lajmi kryesor:

Opozita e quan ‘tradhtar’ Vuçiç, konfliktohen fizikisht deputetët në Serbi! Presidenti: S’guxoj ta prezantoj të plotë planin franko-gjerman


M.Q./B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv