Kombinati me 'dy fytyra'! Tregu shembull, por kaos në dyert e minibashkisë...të irrituar qytetarët nuk mbajnë distancë (VIDEO)

TIRANË- Disiplinë dhe respektim rregullash nga njëra anë në tregun e Kombinatit dhe nga ana tjetër në dyert e minibashkisë kaos dhe distanca që as imagjonohen të ruhen për të mirën e të gjithëve.

Kamera e Report Tv është ndaluar tek minibashkia, aty ku mbi 30 qytetarë të irrituar denoncojnë problematikat e tyre duke kërkuar një përgjigje për shërbimet e munguara.

E teksa një prej stafit të bashkisë mundohet t'i shpjegojë, ata thonë se s'kanë marrë bonusin e qirasë, s'mund të regjistrojnë dot fëmijët e porsalindcur, s'kanë karta identiteti për të kryer shërbimet në bankë si dhe s'kanë marrë pagesën e kempit.

Për t'i bërë apel në ruajtjen e distancës te kjo hapësirë publike ishte dhe patrulla e ushtrisë ndërsa në pritje të një përgjigje qytetarët jo vetëm s'e respektojnë këtë thirrje, por dynden në dyert e minibashkisë edhe pse ato janë të mbyllura.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:16
Qytetarët ankohen se nuk kanë marrë kempin: Kur shkova më bankë më thanë nuk ke lekë (VIDEO)

Ndërprerja e kempit ka qenë një nga problemet më kryesore që kanë pasur qytetarët të cilët qëndronin në radhë në zyrat e minibashkisë nr.6 në Tiranë. Ndonëse ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se kempi nuk do të ndërpritet dhe dalja përpara komisionit do të bëhet pasi të përfundojë kjo situatë, duket se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Për mikrofonin e Report Tv, qytetarët ankohen se nuk kanë marrë kempin dhe kjo është e vetmja e ardhur që ato kanë për t'u ushqyer.

"Kur shkova te banka më thanë nuk ke kempin. Të gjithë e kanë marrë, vetëm unë jo", tha një qytetare.

"Nuk kam marrë kempin", tha një tjetër.

Ora 10:11
Në radhë te zyrat e bashkisë/ Qytetarja: Kam 2 javë që kam lindur, duhet të regjistroj fëmijën (VIDEO)

Një zonjë i është drejtuar zyrës së minibashkisë nr.6 në Tiranë pasi i detyrohet që të regjistrojë fëmijën e vogël që ka lindur para 2 javëve. Me karrocën të dorës të fëmijës më të madh, jo me beben e porsa lindur, ajo u është drejtuar këtyre zyrave pasi i duhet që të regjistrojë fëmijën në mënyrë që dokumentin e marrë ta çoj te siguracioni që të marrë lejen e lindjes.

"Kam dy javë që kam lindur dhe kërkoj të regjistroj beben e vogël, erdha javën që kaloj dhe më thanë që duhet të vij pas datës së 4. Mua më pengon sepse më duhet këtë certifikatë ta çoj te siguracioni që të marrë lejen e lindjes", tha ajo për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sala: 06/04/2020 16:36

    RRIHINI QENTE...NUK MERR VESH NDRYSHE KJO RRACE E KEQE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dosja '5D' SPAK u komunikon akuzat ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha

Dosja '5D' SPAK u komunikon akuzat ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha