Kaosi në Kuvend dhe përjashtimet e deputetëve, mazhoranca nuk do të thërrasë këshillin e Etikës për këtë javë: Dje patëm seancë normale

Kaosi në Kuvend dhe përjashtimet e deputetëve, mazhoranca nuk do të thërrasë këshillin e Etikës për këtë javë: Dje patëm seancë normale

Kaosi në Kuvend, foto arkiv

Për tri javë, Kuvendi është zhvilluar mes tensioneve, debateve të ashpra dhe kaosit. Si rrjedhojë, mazhoranca ka marrë masa përjashtimi ndaj deputetëve të cilët shkaktuan rrëmujë, kryesisht nga Partia Demorkatike dhe Rithemelimi.

Burime për gazetarin e Report Tv, Arbi Fortuzi thonë se këtë javë, mazhoranca nuk do të thërrasë Këshillin e Etikës, pra nuk do të ketë masa përjashtimore.

Ditën e djeshme edhe pse seanca nisi e tensionuar me debate dhe me prezencën e gardës në dyert e parlamentit, Kuvendi vijoi normalisht.

Situata kaotike në Parlament vjen pas lajmit të përfishjes së agjentit të FBI-së, Charles McGonigal me korrupsionin. Opozita pretendon se edhe kryeministri Rama është i përfshirë në aferën e zyrtarit të FBI-së, me argumentin se e ka takuar disa herë. Sidoqoftë, kryeministri është shprehur i qartë se nuk ka lidhje përpos se formale me agjentin e FBI-së, por nuk ka folur asnjëherë përpara opozitës për këtë çështje. Që prej këtij momenti, ish kryeministri Sali Berisha, ka mundur të gjejë ‘argumentin’ e tij edhe kësaj here të pafaktuar, se kryeministri Rama është i përfshirë në korrupsion, akuza që ja drejton në çdo dalje të tij publike. Që prej 11 shkurtit, Berisha ka thirrur protestë, por mesazhi i vetëm që është dhënë përmes tyre ka qenë braktisja e deputetëve që dikur i qëndronin pranë, por edhe nga populli. 

Kujtojmë se për shkak të kaosit të krijuar në seancën e kaluar, u përjashtuan nga Kuvendi për 10 ditë 6 deputetë të PD-së, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli. Ndërkohë përveç, tyre vijojnë ende të jenë përjashtuar Sali Berisha dhe Flamur Noka. Byroja e Kuvendit ka shqyrtuar kërkesën e tyre dhe ka vendosur t'i përjashtojë. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik