Me 14.3 kg kokainë në 'Benz' drejt Malit të Zi, arrestohet në Muriqan 42-vjeçari! Automjeti dërgohet në Durrës për kontroll të specializuar

Kokaina e sekuestruar

14.3 kilogramë kokainë janë kapur pasditen e sotme në pikën kufitare me Malin e Zi në Muriqan. Bëhet me dije se lënda narkotike u gjet në një automjet tip 'Benz', ndërsa po tentonte të kalonte kufirin drejt Malit të Zi. Policia ka arrestuar shoferin e automjetit, Besnik Ruçin 42 vjeç, me origjinë nga Durrësi. Automjeti tip 'Benz' është dërguar në Durrës për kontroll të specializuar.

42-vjeçari u kap si rezultat i finalizimit të operacionit policor  të koduar "Perëndimi", në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.

Automjeti tip "Benz" u ndalua në vijën e dytë të kontrollit, ndërsa lënda narkotike u gjet e ndarë në pako, në kroskotin e makinës.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do ti kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën  penale "Trafikim i lëndëve narkotike.

K.T./J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të kërkohet certifikata e vaksinimit për tu futur në bare e restorante?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Shpërblim 20 mijë euro për këdo ka informacion për 21-vjeçarin vrasës të oficerit të krimeve, policia kërkon ndihmë