Autoritetet në Republikën Dominikane kanë konfiskuar pothuajse 9.5 tonë kokainë, të gjetura në një ngarkesë me banane. Ky është sekuestrimi më i madh i drogës në historinë e vendit.
Droga, me vlerë prej 250 milionë dollarësh (196 milionë paund), u gjet në një ngarkesë që kishte mbërritur në portin kryesor të vendit, Caucedo, në kryeqytetin Santo Domingo.
Ngarkesa ishte dërguar nga Guatemala dhe kishte si destinacion Belgjikën, sipas Carlos Devers, zëdhënës i agjencisë kundër drogës në Republikën Dominikane.
Ai tha gjatë një konference për shtyp se dhjetë persona ishin ndaluar.
“Hetimet e para tregojnë se një kontejner që transportonte banane mbërriti nga Guatemala,” tha ai. “Shumë individë të panjohur tentuan të transferonin drogën në një kontejner tjetër që do të dërgohej me anije drejt Belgjikës.”
Ai theksoi se ky ishte sekuestrimi më i madh në vend, duke tejkaluar një tjetër sekuestrim prej 2.6 tonësh, gjithashtu në Caucedo, në vitin 2006.
Autoritetet në Republikën Dominikane kanë sekuestruar gati 47 tonë drogë deri më tani këtë vit.
InSight Crime, një institut që analizon krimin e organizuar, ka thënë se sekuestrimet rekord të bëra këtë vit sugjerojnë që Karaibet po rikthehen si një rrugë kryesore trafikimi nga Kolumbia drejt Evropës, ku konsumi mendohet se është dyfishuar midis viteve 2011 dhe vitit të kaluar.
“Ndërsa kërkesa rritet, trafikantët po shtojnë përpjekjet për ta plotësuar atë, duke e konsideruar Karaibet si një kanal ideal për kontrabandën e kokainës drejt Evropës,” tha InSight Crime në një analizë të bërë në fund të nëntorit, duke vënë në dukje se qendrat e mëdha transportuese të Republikës Dominikane ofrojnë mundësi të shumta për trafikantët./ The Guardian
K.M/A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.9%
-
Jo
6.1%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3037
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Trafikanti shqiptar me ‘ide gjeniale’, e fsheh kokainën në zilen e biçikletës! Nisi të dridhej prej nervozizmit dhe frikës kur iu afruan policët
17 Janar, 19:37
-
Itali/ Shqiptari kapet me kokainë të fshehur në të brendshme, 20-vjeçarin e tradhtuan nervozizmi dhe 'shëtitjet' e shumta me makinë
17 Janar, 17:45
-
Itali/ Kishte shkuar si turist, 21-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë! Feneri i thyer i makinës e tradhtoi, droga e fshehur në çorape dhe frigorifer
16 Janar, 14:00
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Vlorë/ Iu gjet kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 30-vjeçari
15 Janar, 13:04
-
Tiranë/ U kapën me kokainë në automjet gati për shitje, arrestohen dy persona! 35-vjeçari kishte thyer masën e arrestit shtëpiak (EMRAT)
15 Janar, 12:51
-
Antimafia shkatërron kartelin italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, 15 të arrestuar! Mbi 1 mln mesazhe në SKY ECC, lidhje dhe me ‘Ndragheta’ (EMRA+VIDEO)
14 Janar, 19:28
-
Shisnin kokainë mes kufirit italo-zviceran, arrestohen shqiptari dhe dy miqtë e tij nga Bellizona! Furnizonin klientët VIP
13 Janar, 16:53
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
Hodhi çantën me 100 gramë kokainë para kontrollit dhe ‘dribloi’ karabinierët, kapet pas 7 muajsh 25-vjeçari shqiptar! Në kërkim shoku
12 Janar, 16:27
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë
11 Janar, 14:45