Kapen duke i shitur kokainë 20-vjeçarit nga Tirana, arrestohen dy të rinj për shpërndarje të drograve të forta në Himarë

Kapen duke i shitur kokainë 20-vjeçarit nga Tirana, arrestohen dy të rinj për shpërndarje të drograve të forta në Himarë

Dozat e kokainës së sekuestruara

Dy të rinj janë arrestuar në Palasë, Himarë, pasi janë kapur duke shpërndare droga të forta me doza të vogla. Në pranga të policisë së Vlorës, ka rënë Ingrid Jaçe, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Dino Xhelili, 23 vjeç, banues në Orikum.

Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u konstatuan duke i shitur lëndë narkotike shtetasit Enio Hajdini.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj dy shtetasve të arrestuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale

Në vijim të veprimeve u procedua në gjëndje të lirë dhe shtetasi Enio Hajdini, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Kokaina e sekuestruar

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale