Kapen hakerat, vodhën miliona
euro nga bankat e BE dhe SHBA

Kapen hakerat, vodhën miliona <br />euro nga bankat e BE dhe SHBA
TIRANE - Një rrjet hakerash është vënë në pranga gjatë ditës së sotme pasi nëpërmjet mashtrimeve në kompjuter kanë mundur të vjedhin shuma parash nga llogari bankare të klientëve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke i transferuar në mënyrë të paligjshme drejt llogarive të tyre.

Ilir Lajthia 28 vjeç dhe Kejdi Stambollxhiu 19 vjeç të dy lindur dhe banues në Elbasan, u arrestuan nga policia e shtetit, e cila finalizoi me sukses aksionin anti-hakerave. Ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas të moshës 15-vjeçare, nga Laçi.

Të arrestuarit akuzohen për ndërhyrje në të dhënat dhe sistemet kompjuterike dhe në bashkëpunim kanë thyer masat mbrojtëse të llogarive bankare online të klientëve të bankave jashtë vendit, për kryerjen e transfertave të paligjshme. Njoftimi mbi këto vjedhje është bërë nga policitë e shteteve të huaja, të cilat kanë evidentuar përmes transfertave, se paratë e vjedhura vinin në Shqipëri. Pas këtij sinjalizimi policia shqiptare, mundi të vë në pranga hakerat.

Sipas policisë, këta shtetas janë anëtarë të dy grupeve kriminale kompjuterike shqiptare të quajtur: “Albanian Syber Army”, “Albanian Hakers Group”, veprimtaria e të cilëve është dokumentuar.

Lajthia dhe Stambollxhiu akuzohen gjithashtu për veprime të tjera të paligjshme në internet. Nëpërmjet viruseve kompjuterike, hakerat ndërhynin jo vetëm në llogari bankare, por edhe në faqe të tjera online, si rrjetet sociale Facebook etj. Sipas deklaratës së policisë së Shtetit, dhënë pasditen e sotme gjatë një konference për shtyp, shuma e parave që ata kanë përfituar arrin deri në miliona euro. Ndërkaq, policia njoftoi gjithashtu se po vazhdojnë hetimet për identifikimin e të gjithë personave të këtij rrjeti hakerash.

POLICIA: PATI DHE NJOFTIME NGA BANKAT E HUAJA


“Sektori i krimeve Kompjuterike pranë policisë së shtetit dispononte informacione për veprimtarinë e njërit prej anëtarëve të grupit për të cilin ka filluar investigimi, i cili kishte aktivitet në fushën e ndërhyrje të paligjshme në të dhënat e sistemeve kompjuterike. Gjatë këtij procesi investigimi, pati dhe njoftime nga bankat e huaja për transferta bankare të kryera prej tij nga llogaria e klientëve të bankave në llogarinë e tij. Në kuadër të këtij procesi hetimesh u bë e mundur identifikimi i autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Të dëmtuarit ishin shtetas të huaj që kishin llogaritë e tyre në banka të shteteve të BE dhe SHBA”, lexohet në njoftimin për shtyp të Policisë së Shtetit.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit