Kapen me 42 kg heroinë të pastër në Selanik, arrestohen dy shqiptarët me audi, pranga edhe 4 bullgarëve

Kapen me 42 kg heroinë të pastër në Selanik, arrestohen dy shqiptarët me audi, pranga edhe 4 bullgarëve

Një sasi prej 42 kg heroinë e pastër është sekuestruar në Selanik gjatë një operacioni të organizuar orët e fundit nga departamenti i anti-drgoës. Sipas mediave greke heroina ishte importuar nga Turqia nga 4 bullgarë dhe do të shitej tek dy shqiptarët, ku këta të fundit do ta transportonin në Athinë. Policia greke ka arritur ti arrestojë dy shqiptarët së bashku me 4 bullgarët.

Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në portat e dy makina me targa bullgare në të cilën udhëtonin edhe 4 bullgarët e arrestuar.  

Dy shtetasit shqiptarë 29 dhe 49 vjeç, udhëtonin në bordin e një Audi me targa shqiptare,i cili tashmë u sekuestrua prej anti drogës greke. Sipas policisë greke, forcat e ndërhyrjes në këtë operacion ishin me informata të sigurta dhe cilësia e heroinës ishte maksimale në 99.99%.

Në total u sekuestruan 81 pako me 42.120 gramë heroinë, 3900 lekë shqiptare, si dhe 3 automjete që shërbenin për transportin e lëndës narkotike.

Të 6 personat e arrestuar janë lënë në burg pa afat ndërsa hetimet po vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet ndërkombëtar droge.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

IDM dhe Transparency International, Raport kritik mbi mekanizmat kundër korrupsionit

IDM dhe Transparency International, Raport kritik mbi mekanizmat kundër korrupsionit