Kapen me drogë, vihen në pranga babë e bir në Fier! Në Korçë ndalohet 23-vjeçari pasi kapet me doza heroine

Kapen me drogë, vihen në pranga babë e bir në Fier! Në Korçë ndalohet 23-vjeçari pasi kapet me doza heroine

Foto ilustruese

Policia e Fierit ka vënë në pranga, Petrit Hykaj, 60 vjeç dhe Shkëlqim Hykaj 29 vjeç, pasi u kapën me lëndë narkotike.

Pas një hetimi disa mujor, policia ka arrestuar në flagrancë babë e bir, banues në Gorishovë, Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2.2 Kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Lënda narkotike ishte e përgatitur gati për shitje, një peshore elektronike dhe një armë gjahu pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë në Korçë, policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Ç., 32 vjeç (i dënuar më parë për veprën "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve") pasi policia i ka sekuestruar 23 doza narkotike të dyshuar si heroinë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat