Kapet duke prerë dru në mënyrë të paligjshme, arrestohet 51-vjeçari në Kolonjë, godet me mjet të fortë dhe kanos tre inxhinierët e bashkisë

Kapet duke prerë dru në mënyrë të paligjshme, arrestohet 51-vjeçari në Kolonjë, godet me mjet të fortë dhe kanos tre inxhinierët e bashkisë

Foto ilustruese

KORÇË- Policia e Korçës ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë për shkak se janë kapur duke prerë dru në mënyrë të paligjshme në fshatin Çlirim, në Kolonjë.

Policia ka arrestuar shtetasin Ç. L., 51 vjeç dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 65 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë.  

51-vjeçari për t'ju shmangur policisë ka kanosur për shkak të detyrës 3 inxhinierë pyjesh të bashkisë Kolonjë dhe njërin prej tyre e ka goditur me mjet të fortë.

Sipas policisë, këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe të Inspektoriatit Pyjor, duke prerë dru në mënyrë të paligjshme në fshatin Çlirim, Kolonjë. Shtetasi Ç. L., për të shmangur penalizimin, ka kanosur për shkak të detyrës shtetasit A. J. dhe E. Ç., si edhe ka goditur me mjet të fortë në krah shtetasin K. M. (të tre me detyrë inxhinierë pyjesh pranë Bashkisë Kolonjë). Shtetasi K. M., pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. 

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 4 m dru sterë e llojit ah. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Prerja e paligjshme e pyjeve", "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Kanosja për shkak të detyrës".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri