Kapet durrsaku i dënuar me 16 vite në Itali për 100 kg heroinë, shok i biznesmenit të vrarë

Kapet durrsaku i dënuar me 16 vite në Itali për 100 kg heroinë, shok i biznesmenit të vrarë

Biznesmeni durrsak Plarent Cani i ekzekutuar në 2013, mik me Kujtim Pajon

DURRËS- Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Në pranga ka rënë Kujtim Pajo, një emër i njohur për policinë shqiptare. 51-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar nga Gjykata Italiane me 16 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike. Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë ku do të kryejë dënimin.

Po kush ishte Kujtim Pajo? 51-vjeçari nga Shijaku, është pjesë e grupit kriminal, pjesë e së cilit ishte dhe biznesmeni i ndërtimit, Plarent Cani i vrarë në një atentat mafioz në 2 shtator 2013. Ai u dënua si pjesë e një grupi të madh trafikantësh të cilët kishin transportuar me anë të trajleve, më shumë se 100 kilogramë lëndë narkotike, të llojit heroine në vitin 2001.

Siç shkruajnë mediat italiane, ky grup kriminal drejtohet nga Artur Vaqo 32 vjeç, nga Vlora. Anëtarë të saj ishin Kujtim Pajo, Alfred Katro, Alfred Daja, Faizal Qehajaj, Rubin Mustafa, Ilir Braha  dhe Plarent Cani   i vrarë teksa pinte kafenë e mëngjesit më 2 shtator 2013. Sipas prokurorit të çështjes, Dda Desirè Digeronimo Artur Vaqo së bashku me Alfred Dajës dhe Kujtim Pajon kanë organizuar dhe financuar grupin kriminal dhe kishin në dispozicion edhe armë zjarri. Faktet datojnë që nga viti 1998.

Dënimet e anëtarëve të organizatës të dhëna më 11 maj 2006
Plarent Cani  14 vite burg
Artur Vaqo   23 vite burg
Kujtim Pajo   16 vite burg
Alfred Katro  16 vite burg
Alfred Daja   14 vite burg
Faizal Qehajaj 13 vite burg
Ilir Sukaj   12 vite burg
Albana Katro  8 vite burg
Rubin Mustafa 7 vite burg
Ilir Braha   7 vite burg

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot