POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kapet elbasanlliu me kokainë dhe 7 telefona, i sekuestrohet edhe një shumë parash

Foto ilustruese

ELBASAN-Policia ka sekuestruar gjatë një operacioni të koduar "Bradasheshi" 50 doza kokainë, aparate celulari, një automjet dhe një shumë parash, ndërsa ka arrestuar 39- vjeçarin me inicialet E.R.

Sipas policisë në afërsi të fshatit Hajdaran të Elbasanit  gjatë kontrollit  fizik dhe në automjetin në të cilin lëvizte 39-vjeçari policia gjeti dhe sekuestroi dozat e kokainës, 7 telefonat dhe 20 000 lekë të reja, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.


Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

d.ba./Shqiptarja.com
Komento