Kapet hajduti i biçikletave në Tiranë

Kapet hajduti i biçikletave në Tiranë

Biçikletat e sekuestruara dhe veglat që përdorte autori për t'i vjedhur

TIRANË-Arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar, i dyshuar si autor i disa rasteve të vjedhjes së biçikletave. I arrestuari është L. Ç. 39 vjeç, banues në Shkozë, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese.

Ai u kap duke vjedhur një biçikletë, ndërsa akuzohet edhe si autor i dy rasteve të tjera të tjera të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tri biçikleta të vjedhura, praktika noteriale për shitjen e biçikletave të vjedhura, pajisje të përdorura për realizimin e vjedhjeve, si dhe pjesë biçikletash të vjedhura.

Ndërkohë, vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjes së biçikletave. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi