Kapet i riu nga Afganistani dhe një shqiptar në Pogradec, po transportonin 4 emigrantë me makinë e tyre

Policia e Korçës vijon operacionin “Perimetri”, ku së fundi ka goditur një  tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve është shtetas i huaj nga Afganistani. Ky i fundit dhe një shqiptar janë kapur duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm me një makinë tij 'Benz'. Ndalimi dhe arrestimi i tyre është bërë në dalje të qytetit të Pogradecit.

Në pranga përfunduan Xh. H., 19 vjeç, banues në Tiranë dhe R. A., 20 vjeç banues në Afganistan,  të cilët transportonin emigrantët drejt vendeve të BE-së në mënyrë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë