Kapet 'koka' e grupit kriminal në Shkodër, i shpallur në kërkim për vrasje me dashje, i gjendet dhe një pistoletë! Bashkëpunëtori i tij shpallet në kërkim, i sekuestrohen 80 kg kanabis

SHKODËR- Drejtuesi i një grupi kriminal është vënë në pranga të policisë së Shkodrës në kuadër të një operacioni të koduar 'Alavana'. Policia njofton se është arrestuar Luverdo Kola, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.09.2020, i ka vendosur masën "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Më datë 01.09.2020, ky shtetas ka plagosur me armë zjarri shtetasin T. L.   

Po ashtu gjatë arrestimit policia i gjeti një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë policia nuk ka arritur që të arrestojë Gëzim (Gjin) Çakaj 52 vjeç, edhe ky i shpallur në kërkim, pasi gjatë momentit që ka konstatuar forcat e policisë është larguar në pyll. Në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 80 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.

Ai ishte një prej bashkëpunëtorëve të 33-vjeçarit, banues në Malësi të Madhe, i shpallur në kërkim, pasi me vendimin e datës 24.09.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër është dënuar me 4 vite burgim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në momentin që janë afruar shërbimet policore, duke përfituar nga terreni i pyllëzuar, është larguar.

'Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër,  forcat “Shqiponja” dhe ato Operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes  pa leje, si dhe për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet policore në lidhje me një grup kriminal që kryente organizimin, financimin, kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Xhan, Njësia Administrative Pult, bashkia Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alavana“. 

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit në kërkim Luverdo Kola, 30 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.09.2020, i ka vendosur masën "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Më datë 01.09.2020, ky shtetas ka plagosur me armë zjarri shtetasin T. L.    

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e njërit prej bashkëpunëtorëve, shtetasit Gezim (Gjin) Çakaj 52 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i shpallur në kërkim, pasi me vendimin e datës 24.09.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër është dënuar me 4 vite burgim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në momentin që janë afruar shërbimet policore, duke përfituar nga terreni i pyllëzuar, është larguar. 

Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Alavana”, fshati Xhan, në banesën e shtetasit Gezim (Gjin) Çakaj. Në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  80 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak. Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e pjesëtarëve të tjerë të grupit kriminal, si dhe të personit të shpallur në kërkim.  Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë