Kapet heroinë në portin e Durrësit, u gjet në një kamion që ishte nisur drejt Italisë! Prangoset drejtuesi i mjetit

Kapet heroinë në portin e Durrësit, u gjet në një kamion që ishte nisur drejt Italisë! Prangoset drejtuesi i mjetit

Heroina e kapur

Një sasi heroine është kapur mbrëmjen e kësaj të hëne në Portin e Durrësit. Burime  bëjnë me dije se ngarkesa e heroinës kishe si destinacion Italinë, nisur nga intinerari që kishte kamioni, por nuk dihet nëse nga shteti fqinj, droga do të qarkullonte në të tjera shtete.

Droga ishte fshehur në një kamion që po nisej drejt shtetit fqinj nga Porti i Durrësit! Uniformat blu kanë bërë ndalimin e shoferit, identiteti i te cilit nuk dihet ende, teksa ka mohuar që të ketë dijeni për sasinë e drogës. Pritet të mësohen më shumë detaje në vijim. 

Nuk është hera e parë që është kapur drogë në Portin e Durrësit, që duket se përdoret nga trafikantët si rrugë për të transportuar sasi të mëdha droge. Kujtojmë se jo më larg se pak javë më parë, po në Portin e Durrësit, për të pestën herë u kap kokainë në kontejnerët me banane të ‘Alba Exotic Fruit’ njëkohësisht transportonte edhe kokainë.

'Alba Exotic Fruit’ është një kompani e cila jo pak herë ka qenë protagoniste në 'historinë' e kapjes së drogës në Portin e Durrësit. Në 5 rastet e vitit 2021 në kontejnerët ku ishin bananet, Policia e Shtetit dhe SPAK sekuestroi afro 50 kg kokainë.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën