Kapet korrieri i drogës në Tiranë, iu sekuestruan 207 qese farmaceutike me kanabis gati për shitje

Kapet korrieri i drogës në Tiranë, iu sekuestruan 207 qese farmaceutike me kanabis gati për shitje

Lenda narkotike që iu sekuestrua 32-vjeçarit

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi u kap me 207 qese farmaceutike kanabis sativa gati për ti shitur.

Në kuadër të operacionit të koduar "Korrieri" u arrestua shtetasi Ervis Pellumbi banues në Tiranë, ndërsa në cilësinë e proves materiale iu sekuestruan 342 gr kanabis.

"Gjatë operacionit, punonjësit e Policisë e kanë konstatuar shtetasin E. P., në rrugën “Ndre Mjeda”, duke mbajtur në dorë qese në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike. Ky shtetas, sapo ka parë shërbimet e Policisë i ka hedhur qeset në tokë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga punonjësit e Policisë.  Pas kontrollit, shërbimet kanë konstatuar se qeset ishin të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 342 gr. (një pjesë e ndarë në 207 qese të vogla farmaceutike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular", thuhet në njoftimin e policisë.  

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja