Kapet mbi 21 kg kanabis në formë çokollate me logo deveje, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje! Një tjetër në kërkim

Lënda narkotike e sekuestruar

TIRANË- 21 kg e 35 gram lëndë narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate është sekuestruar nga policia e Tiranës. Në kuadër të operacionit 'Camel' është vënë në pranga Florian Meti (Martaneshi), 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij shtetasi V. M., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të ndryshme, në një banesë ku ndodhej dhe 37-vjeçari (i arrestuar në flagrancë), u sekuestruan 84 pako të cilat kishin të stampuar një 'deve' dhe ishin me peshë 21 kg e 35 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate.

Report Tv mëson se 37-vjeçari Florian Mati alias Martaneshi, e kishte kthyer në "biznes" fitimprurës shitjen e drogës. Burime nga Policia e Tiranës tregojnë se arrestimi i tij është bërë në rrugën "Pandeli Cale" në kryeqytet, një rrugicë në fund të zonës së Selitës, afër Pallatit me Shigjeta. 37-vjeçari, aktivitetin e shitjes së lëndëa narkotike kryesisht e bënte në rrugën "Irfan Tomini", e cila është disa dhjetëra metra larg vendit ku është prangosur nga policia. Ai kishte të paktën një bashkëpunëtor, i cili është shpallur në kërkim. Prej disa kohësh ishte vënë në vëzhgim nga ekspertët e policisë.

'Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Camel”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Sekuestrohen 21 kg e 35 gram lëndë narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, vihet në pranga 37-vjeçari (poseduesi i saj) dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij. 37-vjeçari i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Camel”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Florian Meti (Martaneshi), 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.  Si dhe u shpall në kërkim  bashkëpuntori i tij shtetasi V. M., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të ndryshme, në një banesë ku ndodhej dhe 37-vjeçari (i arrestuar në flagrancë), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 84 pako, me peshë 21 kg e 35 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

 

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është e mjaftueshme rritja vjetore e pensioneve prej 5 për qind ashtu siç premtohet në programin e Rama 3?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Reciprociteti me Serbinë, Kosova ndalon nga sot hyrjen e automjeteve me targa serbe në vend