Doli me leje nga burgu dhe vrau shokun se s'i ktheu 30 mijë €, kapet pas dy vitesh i 'forti' i Shkodrës (VIDEO)

SHKODER-Arrestohet pas dy vitesh autori i vrasjes së Angjelin Shkambit, ngjarje e ndodhur në 17 dhjetor të vitit 2017. Autori i vrasjes është Artan Koçeku 29 vjeç, banues në fshatin Pog, ndërsa u prangos sot nga policia. Sipas policisë në momentin e kapjes nga Forca e Posaçme "Shqiponjat", ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole dhe një krehër me fishekë që i përkiste një arme tjetër zjarri tip pistoletë. Gjithashtu, në automjet së bashku me këtë person, ka qenë edhe Rr. D.  24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit.

Përmbledhja e ngjarjes së ndodhur (lexo më shumë këtu)
Artan Koçeku në 2017 kishte përfituar një leje shpërblimi nga burgu i Peqinit ku vuante dënimin për një vjedhje me armë të ndodhur në vitin 2013. Pas përfundimit të lejes, Koçeku jo vetëm që nuk u paraqit burg për të vijuar pjesën e mbetur të dënimit, por në 17 dhjetor vrau me armë zjarri shokun e tij Angjelin Shkambi 35-vjeç për një borxh të vjetër prej 30 mijë eurosh, sipas pretendimeve.

Pas vrasjes, ai u shpall në kërkim, por gjatë kësaj kohe, në vitin 2018 u përfshi edhe në një konflikt me armë, dhe gjatë ndjekjes nga policia braktisi mjetin në fshatin Shtoj i Ri dhe mundi të largohet. Por sot arratia mori fund, pasi u prangos. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me paramendim", “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Por kush është Artan Koceku?
Ai është një emër i njohur për drejtësinë. Para disa viteve, pikërisht në 2013 bashkë me 2 vëllezër i kanë vënë tritol në makinë një efektivi të policie, Pavlo Vuksani. Ai gjithashtu u dënua për grabitje, pasi së bashku me grupin ku bënte pjesë kanë kryer 22 grabitje me armë, vjedhje automjetesh, dyqanesh dhe banesash.

I arrestuari Artan Koçeku dhe viktima Angjelin Shkambi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • majmuni: 12/07/2019 17:22

    Mos ta vrasi mendjen se vendos gjykata e Shkodrës që arrestimi është i paligjshëm pasi nuk i kanë kërkuar leje që ta arrestonin. Se kanë eksperiencën e Bardh Spahisë që dogji shkollën e goditi policët por u lirua nga që nuk i morën leje para se ta arrestonin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja