Kapet pas 35 vjetësh rrëmbyes i fluturimit 847 i Trans World, mbajti për 17 ditë peng pasagjerët dhe vrau ushtarin amerikan

Kapet pas 35 vjetësh  rrëmbyes i fluturimit 847 i Trans World,  mbajti për 17 ditë peng pasagjerët dhe vrau ushtarin amerikan

Arrestohet pas 35 vjetësh, një anëtar famëkeq i komandos terroriste që kreu një nga rrëmbimet më famëkeqe në histori, atë të fluturimit 847 të Twa, një odise që 17-ditë, gjatë të cilave udhëtarët u abuzuan dhe rrahën kurse një oficer i Marinës së Shteteve të Bashkuara, u qëllua për vdekje dhe trupi i tij u hodh në pistën e aeroportit në Beirut.

Policia Greke ka pretenduar se e kishte arrestuar komandon në ishullin Mykonos, duke shtuar se ai është një Liban 65-vjeçar.

Komandoja tani është në burg në ishullin e Siros dhe së shpejti do të transferohet në një burg të sigurisë maksimale në Athinë, në pritje të ekstradimit në Gjermani, e cila kishte kërkuar arrestimin e tij.

Sidoqoftë, policia nuk e ka zbuluar identitetin e tij, ndërsa sipas burimeve të ndryshme të shtypit grek, emri I komandos është Mohamed Ali Hamadi, për të cilin, FBI ofronte 5 milion dollarë për çdo informacion

Ali Hammadi është një nga drejtuesit e komandos që kreu atë rrëmbim, i cili filloi në mëngjesin e 14 qershorit të vitit 1985.

Avioni, i cili u ngrit nga Kajro me rreth 150 vetë në bord, kishte destinacion San Diego,  duke kaluar nëpër Athinë, Romë, Boston dhe Los Angeles.

Menjëherë pasi u nisën nga aeroporti i kryeqytetit grek, terroristët , të lidhur me lëvizjen shiite libaneze Hezbollah,  hynë në veprim, duke marrë kontrollin e fluturimit dhe urdhëruan komandantin të shkonte në Bejrut, kryeqytetin e Libanit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët