Kapet pas 8 muajsh shqiptari që u arratis nga burgu italian, festonte ditëlindjen e të fejuarës në një disko

Pas 8 muajsh kërkim policia italiane ka mundur që të arrestojë, shqiptarin Ervis Markaj, i cili u arratis nga qelia natën e 26 majit 2019 nga burgu i  Carinola në provincën e Casertas.

Sipas mediave italiane Ervis Markja u arrestua natën duke u gdhirë 26 janari në Napoli në një lokal, ku e fejuara e tij po festonte ditëlindjen. Pas arrestimit është shoqëruar në burgun e Napoli-Poggioreale.

Ervis Markja dhe Adriatik Gega, u arratisën nga burgu i Carinolas. Sipas rindërtimeve të skemës së arratisjes, të dy  janë larguar nga burgu  mes orës 1 dhe 2 të mëngjesit në 26 majit. Ata sharruan hekurat e burgut dhe më pas u larguar pa lënë gjurmë ndihmuar edhe nga një shi i madh që po binte.

Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos pasi akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje shtëpish. Ndërsa, Ervis Markja u arrestua në Janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë pasi kishin sulmuar një makinë policie dhe kishin ofenduar punonjësin e policisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kryeministri premton pagë minimale 30 mijë lekë, a është e mjaftueshme rritja prej 4 mijë lekësh?

Komento

Komente

  • Kafsha: 28/01/2020 10:36

    Barinj, egërsira neandërtalë!

    Përgjigju
    • Theresa: 10/07/2020 08:48

      O z.Kafsha, unë jam larguar para shumë vitesh dhe nuk e kam Idenë se çfar bëhet atje, por çfar lexoj në Internet kam Idenë që Krimi është futur në Gjak dhe ka pushtuar Koka të mëdha e të vogla duke filluar nga Kreu e deri te Bishti. Unë pyes veten, çfar bëjnë Prindërit e këtyre Barinjëve, Egërsirave, Neandertalëve, apo u gëzohen Lekëve të lyer me Gjak??? Por për ty z. Kafsha kam Respekt se i dënon ashpër këta Legenë që po të ishte Koha e Terroristit E.H. do të kërkonin Vrimë të futeshin.

    • Toni Tirane: 28/01/2020 13:52

      Kafsha qenka ne forme!! Qe jane shpellare dihet, duken nga emri

  • Miti: 28/01/2020 09:12

    Idiot! Arratiset nga burgu dhe vazhdon rri ne Itali.

    Përgjigju
    • Njoni: 28/01/2020 11:15

      Po ku të ikte, pastaj, pse të ikte?!! Janë "tipa" këto, nuk njohin mënyra alternative jetese, kudo që të shkojnë, sado larg, po në burg përfundojn kështuqë më mirë feston në disko me të dashurën sepse e din që nuk do e shohi për një farë kohe.



×

Lajmi i fundit

John

Reperi Getoar Selimi në zi, humb njeriun e shtrenjtë