Kapriçot e motit, të martën rikthehen reshjet

Kapriçot e motit, të martën rikthehen reshjet

Ndonëse temperatuat pëgjatë këtyre ditëve kanë qenë mjaft të ngrohta luhatjet e motit nuk janë larguar ende.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak java do të nisë me kushte atmosferike të qëndrueshme.

Ndërkohë që ditën e martë kryesisht në mesditë dhe deri të mërkurën në mëngjes vendi ynë do të karakterizohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira e reshje shiu të herë pas herëshme me intensitet deri mesatar. 

Në fushën termike presim rënie graduale të temperaturave, më e ndjeshme rënia pritet të jetë ditën e mërkurë dhe të enjte si në vlerat e mëngjesit ashtu edhe në mesditë. 

Era do të jetë kryesisht nga veriperëndim me shpejtësi 2-15m/s. Intesitetin më të lartë era pritet ta ketë ditën e merkurë dhe të enjte me shpejtësi 2-25m/s, hera - herës me rrahje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet