Karagjozët e Presidencës, që sillen me 'Venecian' sipas 'vaktit'

Karagjozët e Presidencës, që sillen me 'Venecian' sipas 'vaktit'

Këshilltarët e presidentit Ilir Meta

Komisioni i Venecias, sipas asaj që raportojnë mediet, i ka dhënë të drejtë Ilir Metës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Ose më saktë, justifikon qëndrimet e presidentit Meta dhe i jep të drejtë që nuk pranoi betimin e Arta Vorpsit, si e zgjedhur automatikisht në Kushtetuese nga mekanizmi zhbllokues.

Në opinionin e Venecias thuhet se “presidenti e pezulloi procesin në mënyrë të njëanshme, por në mungesë të boshllëkut ligjor që ndodhi me Gjykatën Kushtetuese, mekanizmi zhbllokues nuk do ishte i zbatueshëm.

Është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga presidenti.

Prandaj duket e arsyeshme që presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht”.

Në lidhje me procedurën e betimit, duke qenë se Vorpsi u betua para një noteri, Komisioni i Venecias thekson se, sipas Kushtetutës së Shqipërisë, betimi para presidentit është i detyrueshëm dhe  parakusht për të marrë detyrën.

Ilir Meta reagoi menjëherë, duke thërritur “fitore”.

Ashtu si dhe shpura e tij politiko-mediatike.

Madje Ilir Meta nxorri edhe këshilltarët e tij në Presidencë, të pozonin të gjithë të veshur me një bluzë të bardhë, me mbishkrimin “Venecia”.

Një skenë që të bën për të vjellë, kur kujton se vetëm pak muaj më parë, po këtë “Venecia”, Meta me shpurën e tij e masakruan dhe e cilësuan si të blerë nga Rama, pse argumentoi që presidenti kishte tejkaluar kompetencat kur anulloi zgjedhjet dhe dekretoi një datë tjetër.

Vetë Meta i dërgoi edhe një letër plot akuza e mllef kreut të Komisionit të Venecias, ku i vinte në dukje se ia kishin “futur kot” me argumentet e tyre.

Ndërsa Petrit Vasili, që sot ka dalë dhe tund si të drejtë, opinionin e fundit të “Komisionit të Venecias”, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, atëhere shkruante: “Në kontrast me këtë realitet shumë të qartë e të faktuar shfaqen qesharake edhe përpjekjet e ndonjë trakti Venecian që mori atributet e një trupe policore dhe që u përpoq mjerueshëm t`i krijonte alibi politikës kriminale të Edi Ramës, duke dalë hapur kundër Sigurisë Publike të Shqipërisë dhe shndërrimit të saj në një shesh civil lufte me pasoja shkatërrimtare”.

Tani nuk dimë kujt Komisioni të Venecias t’i besojmë, atij të tetorit të vitit të shkuar, kur rrëzoi Ilir Metën dhe “pleqtë pensionistë” të Komisionit sulmoheshin ashpër, apo këtij të sotmit (që është i njëjti), që i ka dhënë të drejtë Ilir Metës!

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS LALA: 24/06/2020 20:19

    O loqevar o xhorekarrrri po ça ke o sërb muti pse flet pa kultur o analfabet me 3 klas shkoll. Do thuash ti që dhe un po përdor gjuhën tënde po gjuh tjetër ti nuk njef o kafsh me fytyr njeriu. Un jam INTELEKTUAL NË VËNDIN NUMUR 1 TË BOTËS. E un të fola me kultur nuk ofendova ti e tregove veten se nga kush origjin vjen mor EDEPSËZ mor qen rugaç rugësh. Un si puna jote bëj nga 1 në dit o trangulli hidhur loqevar. Megjithatë ti loqevar sërbi kujdes se do bish ndonjë dit në hund lesh e do ta provosh ndonjë presh si tritan shehu që preshin e mbërtheu në lushnje. Se ti dhe e do shum salhe plehun që i jepte naft millosheviçit për tju vra juve kosovarët e ti si idjot prap e do salhe wc. Prandaj kujdes or hajdari im.

    Përgjigju
  • Konjak: 24/06/2020 10:55

    Thjesht jeni nje idiot i pa ndreqshem . Pamvaresisht se jetoni ne SHBA , idiot e barbar keni vajtur , e xhorrekopace jeni ,kurr s'keni per tu bere njeri . sinqerisht me vjen keq , per nje mjeran e skizofren te pa gdhendur . shum keq edhe per ata qe merren me nje qenie te pa arsyshme instiktive , duke i botuar qelbesirat qe dalin nga mendia e nje idioti . As zoti nukse merret me nje qenie kaq te neveritur . Turp te kesh , per c'ka mendon e per c'ka shkruan . Barbarin edhe ne diell te shkoje , barbar ngelet .

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 24/06/2020 09:18

    O konjak metilik në radh të par un stë kam ofenduar të kam thën mëso Shqip të shkruash drejt. E dyta un pseudonimin nuk e mëçef e skam frik nga askush po me që ti e deshe pseudonimin tim ta shkruajta e kam: TA RRAS LALA. Un nuk jam kapadai nuk jam njeri që përbuz se un jam Mjek në NEW JORK e ktu kam lindur un. Po aman un e shkruaj e e flas prefekt Shqipen e bukur se jam fmi Shqiptari. E një mjek është human e shum i komonikushëm. Un ju shërbej njerzve ktu të çdo race që ka Bota e nuk i ofendoi nuk i përbuz po vetëm jam shërbëtori tyre e ktë shërbim që ju bëj njerzve ju a bëj me kënaqsi shërbimin. Se ktë zanat e kam zgjedh vet. Prandaj o Kosovar mos fol pa lidhje e mos shkruaj marina po ti them kto fjal kosovarshe se i kam mësuar nga kosovarët ktu se kam shum shok kosovar. Prandaj ti të mësosh të shkruash shqip pastër nuk është ofendim o zotni. Megjithatë RESSPEKT e dashuri e mirkuptim. Falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
  • Konjak: 23/06/2020 15:21

    Zoterise qe mundohet te ofendoje , ne vend te --komenteve--. Zoteri i nderuar , mos humb kohe kot , merru me ate gje qe mund te te jep produktin me te lart pozitiv . Vertet ! gjeja me e mire qe mund te beni ju , eshte ofendimi ,perbuzia,kapadailleku ?!. Mllefi eshte shtrati i vesit . Mundohuni te jeni virtuoz , i dashur dhe i respektuar . E lehte eshte te besosh , por e rende eshte , ( por e domosdoshme )te mendosh . Ju uroj gjiyje te mirat .

    Përgjigju
  • Likja: 23/06/2020 10:44

    O zot c'foto deshperuese per nje Presidence,per nje president te lig e te dale boje sic eshte Ilir Meta keto jane foto qe te shkaktojne vec anakati e neveri.

    Përgjigju
  • KONJAKU METILIK: 22/06/2020 15:57

    O konjaku metilik kanjaja po hik mor burr meru me Kosovën pse meresh me Shqiprin. Kosova ka plot probleme e aty mundesh ti me komentu si : konjak e si emigranti. Ne Shqiptarët skemi nevoj për komentet e tua o loqevar. Po për një gjë të përgëzoi paske mësuar mir me shkruar SHQIP. E për ktë gjë të përgëzoi. Po të jap një këshill, historin e shqipris mësoje drejt. E po e mësove drejt historin e Shqipris nuk do ta mbrosh qenin bastard bajgën malok fundërrinën spiunin e sërbit wc salhe e hajdutin e pa fytyr ilir kak metën. FALEMNDERIT PËR MIRKUPTIMIN O BOSS.

    Përgjigju
  • edi: 21/06/2020 13:34

    Venecia eshte humane per njerezimit Por i kujtojme Venecias se keto Kryma qe ju rrine afer dhe dalin me bluza se ju jeni e verteta .Jane si miza kali dhe bythegrisurit e Kombit Qe e vodhen Mashtruan dhe sot jetojne ne Vila luksoze qe per 1000 vite nuk benin para per ti blere Venecia eshte seriozisht Humane Por keto bastarde horra qe fshihen pas dhemshurise se Venecias ,Jane krye/keput beseshkelesit dhe creature qe kurre nuk kerkuan falje per tere VJEDHJE ,VRASJET dhe Mashtrimet QE I BENE KOMBIT E POPULLIT SOT DUHET TE VENDOSEN PRAPA HEKURAVE NGA SPAK e DREJTESIA VENECIA e beri te vehten por kur ti dergojne poshtersite dhe hajdutlleqet e ketyre sharlataneve ,Natyrisht Venecia do te rrije e qete dhe Ligji Human Popullor do te jape vendimin

    Përgjigju
  • Konjak: 21/06/2020 09:12

    Edhe kundrejt fitimeve te konsidorushme , e drejta nukse duhet neperkembur ; e drejta eshte nje dhe vetem nje ,te gjitha tentativat per ta tjetersuar jane dhe mbeten karagjozlleqe . Me mashtrime te ketij lloi , nuk mund te tjetersosh te verteten , pamvaresisht interesave te dites ;, por vjen nje dite qe edhe ti se bashku me ne popullin do ti paguajme shtrenjt keto mashtrime ndj te vertetes , qe per fat te keq lulezojne majtas e djathtas pa asnje kufi . Genjeshtra dhe mashtrimi lulezojne per 40 dite , por te keqen qe shkaktojne e vuan populli per shume e shume kohe . Kam digjuar nga dikush se i drejti , eshte budalla !Zoti na ruajt , sa large shkon ligesia . Nese e drejta e verteta virtuoziteti e fisnikeria jane budallalleqe , po mashtrimi ligesia injoranca barbaria , c'far jane !?. Zoti na ruajt , nga marrezia !.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët