Karantina nga koronavirusi, Rama: Do të ketë plan ekonomik për daljen nga kriza humanitare

Karantina nga koronavirusi, Rama: Do të ketë plan ekonomik për daljen nga kriza humanitare

TIRANE-Qeveria po bën gati për një plan ekonomike për të dalë nga kjo situatë e rëndë e krijuar nga koronavirusi, që kryeministri Edi Rama e cilëson si krizë humanitare. Kreu i qeverisë kërkon durim edhe disa ditë për të përgatitur planin ekonomik, pasi gjërat, thotë ai, bëhen hap pas hapi.

"Duke ndjekur komentet tuaja u them të gjithë atyre që pyesin për planin ekonomik të daljes nga kjo krizë humanitare që të bëjnë pak durim! Na duhen edhe disa ditë, ju lutem durim! Ju kujtoj tërmetin dhe ju përsëris: t’i bëjmë gjërat hap pas hapi që të mund të shkojmë në destinacion! kini besim se çfarë është në mundësitë e kësaj toke, nuk do të mbetet pa u bërë".

Një përgjigje, Edi Rama e ka edhe për ata që ankohen për masat e forta që parashikon Akti Normativ që u fut në fuqi për abuzuesit. "Ndërsa kujt ankohet për gjobat e rënda të aktit normativ i them se gjobat nuk janë për popullin, po për shkelësit e rregullave të kësaj lufte dhe nuk janë për të mbledhur shteti para, po për të mbrojtur popullin nga shkeljet që në këtë situatë lufte kërcënojnë shëndetin e tij!

Sa për një shembull: shkeljet sot kanë qenë afër zeros! Të vazhdojmë siç e kemi nisur, të bëjmë durim, të mos kërkojmë në një situatë lufte të zgjidhim brenda tre ditësh, të gjitha problemet e pasluftës!" shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë