Karrierës brilante i vjen fundi, ish-sulmuesi i Real Madrid-it e mbyll me futbollin e luajtur

Karrierës brilante i vjen fundi, ish-sulmuesi i Real Madrid-it e mbyll me futbollin e luajtur

Emmanuel Adebayor me fanellën e Real Madrid

Ish-sulmuesi i kombëtares së Togo-s dhe Real Madridit, Emmanuel Adebayor ka vendosur t'i japë fund karrierës në moshën 39-vjeçare.

"Karriera ime si sportist profesionist ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm. Faleminderit atyre që më kanë mbështetur në çdo hap", shkroi Adebayor në kanalet e komunikimit.

Adebayor luajti për klube të mëdha evropiane gjatë karreirës 22-vjeçare si futbollist, teksa përmendim emra si Real Madrid, Arsenal, Manchester City, Tottenham, Monaco. Ai luajti në 66 ndeshje për kombëtaren e Togo-s dhe shënoi 29 gola.

Adebayor u paraqit gjithashtu për skuadrat turke Basaksehir dhe Kayserispor, përpara se të kalonte në Amerikën e Jugut për të luajtur për ekipin paraguaian Olimpia Asuncion. Adebayor u kthye në vendlindjen e tij Togo dhe për herë të fundit luajti për AC Semmasi përpara se të "varte këpucët në gozhdë" si futbollist profesionist.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv