Nëse Meta ikën, s'ka krizë! PS i ka votat për zëvendësimin me një President nga opozita

Ilir Meta nuk e ka për herë të parë që kërcënon me dorëheqjen e tij nga karriget më të rëndësishme shtetërore. Pak ditë përpara miratimit të reformës historikë në drejtësi, në 17 korrik 2016 Ilir Meta bëri këtë deklarata nga zyra e tij si Kryetar Kuvendi. 

"Unë personalisht jam gati që për hir të një kompromisi që nga ky moment të jap dorëheqjen nga kryetar parlamenti, në qoftë se i shërben kompromisit, ministrat e forcës politike që përfaqësoj, dhe të gjithë përfaqësuesit politik të bëjnë të njëjtën gjë në mënyrë që ne të detoksikojmë, i heqim të gjithë frikën e gjithkujt" tha ai.

Edhe atëherë Kryetar Kuvendi, sikundërse tani President Republike, Ilir Meta flet për destabilitet. "Nuk është aq i gatshëm vendi që të përballojë një miratim të njëanshëm të diskutueshëm dhe që rrezikon të kthehet në burim instabiliteti, kontestimi me një opozitë që del në rrugë". 

Këto parashikime të errëta deri më tani nuk i ka artikuluar as Basha apo Kryemadhi, duke përjashtuar ndonjë thirrje të ngjashme të Sali Berishës. Ilir Meta tha se djegia e mandateve të deputetëve është një akt ekstrem i papranueshëm, por në të njëjtën kohë shpreh gatishmërinë e djegies së mandatit të tij presidencial.

Por edhe nëse ndërmerret një veprim i tillë, mazhoranca socialiste ka tashmë votat për të zgjedhur një President tjetër me 71 vota në rastin më të keq, ose me 94 në rastin më të mirë.

Natyrisht edhe presidenti i ri mund të zgjidhet mes radhëve të opozitës, kur ka qindra figura që mund ta meritojnë këtë post si për shembull, Jozefina Topalli, Eduard Selami, Besnik Mustafaj dhe shumë të tjerë.  

Pra, dorëheqja e Ilir Metës si President nuk prodhon një krizë politike. Në rast se ndodh ajo mund të lexohet  si nje efekt pozitiv  për opozitën pasi LSI ringrihet me Ilir Metën në krye, pas problemeve të dukshme dhe tkurrjeve që pësoi gjatë drejtimit të Kryemadhit.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 20/03/2019 19:03

    Meta me bllok ne dore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia amerikane në krizë? Ja çfarë zbulojnë shifrat e fundit

Ekonomia amerikane në krizë? Ja çfarë zbulojnë shifrat e fundit