Kartolinë nga Korça! Qyteti zbardhet nga dëbora

Bie dëbora e parë në Korçë për 2021. Në pak orë qyteti është zbardhur nga flokët e borës, ndërsa pamjet e sjella nga Shqiptarja.com duken si kartolinë.

Reshjet kanë filluar prej orës 19:00 në të gjithë qarkun e Korçës, ndërsa temperaturat kanë pësuar ulje të ndjeshme në vlerat e tyre.

Reshjet janë me intensitet mesatar dhe deri me tani nuk raportohen probleme ne qarkullimin e mjeteve. Firmat kontraktore janë në gatishmëri me borëpastruese në zonat e Dardhës, Qafën e Qarrit, Dishnicë, Voskopojë, Gorricë dhe Qafë Pllocë.

1610570984_KORCE2.jpg

1610570993_Sequence03.00231014.Still021.jpg

1610571001_KORCA.jpg

I.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se partitë politike do ta respektojnë kuotën gjinore, 30% gra në listat fituese të kandidatëve për deputetë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Si do të votohet në Kryeqytet? Ja si do të ndaheshin deputetët nëse zgjedhjet do të bëheshin sot