‘Karvani i polifonisë’ mbush me tinguj Gjirokastrën, 11 grupe polifonike morën pjesë në festivalin folklorik

Zërat dhe këngët e muzikës polifonike labe kanë pushtuar zonën muzealë të qytetit të Gjirokastrës duke sjellë shpirtin e muzikës së traditës folklorike të jugut.

Nën emrin “Karvanet e Polifonisë”, në festivalin folklorik interpretuan 11 grupe të Iso-polifonisë nga Dropulli, Gjirokastra dhe Tepelena duke sjellë emocione të veçanta për publikun.

Për artistët Stefo Arseni   dhe Golik Jaupi qëllimi i eventit është mbajtja gjallë  e pasurisë folkorike të traditës polifonike dhe trashëgimi tek brezat e rinj përmes kthimit të saj në një traditë të përvitshme

“Është një event shumë i rëndësishëm. Qëllimi është të mbajmë gjallë polifoninë dhe sa më afër bartësit e folklorit, kësaj pasurie të madhe folklorike që ka vendi ynë  të trashëguar brez pas brezi dhe ta kalojmë atë edhe tek brezat e rinj. Kemi zgjedhur grupet më interesante nga të tre bashkitë”, tha Arseni

“Më bëhej qejfi shumë që organizohen këto festival të bukura dhe folklori shqiptar dhe labëria në veçanti po përparon mirë në këto drejtime dhe shumë të rinj po vazhdojnë të këndojnë në këto drejtime siç kënduan të rinjtë në Dropull”, u shpreh Jaupi.

E cilësuar “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit” dhe e mbrojtur nga “UNESCO” festivali i  Iso Polifonisë u zhvillua për dy ditë në disa bashki të Qarkut Gjirokastër ku u gërshetuan, traditat, kostumet dhe vlerat kulturore.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali