Kasi: Z Spartak Braho, antisemitizmi i veshur me imunitet nuk është thjesht kërcënues, por vrasës!

Kasi: Z Spartak Braho, antisemitizmi i veshur me imunitet nuk është thjesht kërcënues, por vrasës!

Z. Spartak Braho, kthjellohuni!

Antisemitizmi i veshur me imunitet nuk është thjesht kërcënues, por vrasës!

“Lufta është vdekje, është fundi” – kjo është një fjali nga romani ” Kujtime të Mirelës’ – të shkrimtarit Eugene Schoulgin. Në marrëdhënie me kujtesën letërsia nuk njeh kompromis. Është fjala për Luftën e Dytë Botërore dhe atë çka ndodhi pas saj në Evropën e ndarë nga muri i Berlinit. Muri i Berlinit ka rënë! Shqipëria është shtet demokratik. Si ka mundësi që në një shtet demokratik, në Shqipëri, individë të veshur me imunitet dhe pushtet politik, ende edhe sot kanë kurajon të shfaqen me gjuhë antihumane! Antisemitizmi është vrasës! Po! Antisemitizmi është vrasës!

Ndaj sot, dorëheqja nga funksionet e parlamentit do të ishte akti i duhur, sepse ju nuk mund të përfaqësoni dot as votuesit, as partinë tuaj, e as popullin shqiptar. Thjesht nuk mundeni, sepse gjuha, logjika, veprimi juaj janë antihumane! (Gjuha, logjika, veprimet tuaja ndaj shkrimtarit Agron Tufa).

Në shtetet ku institucionet e drejtësisë janë funksionale, ju z. Braho, do të ishit nën akuzë dhe jo vetëm!

Entela Kasi, Presidente e Qendrës PEN Shqipëri

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERP: 07/12/2019 15:26

    Te gjitha te pranueshme. Dhe kjo e ben personin ne fjale te kerkoje azil politik?!! Ne cfare rreziku eshte ky njeri se nuk po e marrim vesh?!! Na beni sikur jetojme ne hene. IM dhe SB s’kane lene zullum pa bere a gje pa vjedhur e nuk i prek kush. Ky popull eshte edhe me i bute se duhet

    Përgjigju
  • Bleri: 05/12/2019 23:16

    Antisemitizmi është, paragjykimi urrejtja, ose diskriminimi kundër Judenjtë për arsye që lidhen me trashëgiminë e tyre hebreje...apo jo? Apo Z. Tufa eshte hebre?

    Përgjigju
  • Toni: 05/12/2019 17:42

    Te lumte mendja Zonje! S. Braho, eshte i pakorigjushem, turp i Parlamentit (Politikes) shqiptar. Si ish kapo i vullnetareve te Enverit ne Manze te Durresit, do te kujtohet gjithmone si ekstremist i rrezikshem, ashtu si edhe ca te tjere te fletushkes marksist-leniniste "Dita". Toni

    Përgjigju
  • Adri: 05/12/2019 12:06

    Bravo Zonja Kasi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë