Kastro Zizo për politikanët: Berisha të ikte nga politika! Veliajn do e ndiqja në çdo zgjedhje! Meta ‘skile’, Ramën e xhelozoj

TIRANË- Pas një periudhe largimi nga mediat për rreth dy vite, Kastro Zizo është rikthyer në jetën mediatike aktive. I ftuar në Report Tv Kastro Zizo ka dhënë një vlerësim për figurat e politikanëve.

Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Kastro Zizo thotë se Berishës i njeh kontributin ndër vite, por me kohën duhet të ishte tërhequr nga politika.

“Mendoj se është ndër politikanët më të pjekur. Ai ka bërë skenarë si të Holliwudit me skema të forta në politikë si marrëveshja në 2009 me PD. Dhe nuk duhet të vazhdojë të bëjë politikë”, tha Kastro Ziso.

Një koment e kishte edhe për Lulzim Bashën, që sipas tij ka pasur talent për avokati dhe jo në politikë. Sa i përket kryeministrit Edi Rama, ai shprehet se e xhelozon për qasjen që ka në politikë.

“Unë jam një njeri i rritur pa idhuj. Por në rastin e Ramës nuk e kam idhudh por e xhelozoj. E xhelozoj edhe për qajsen e re që ka në politikë. Do të kisha qejf ta kisha kundërshtar. Nuk duhet harruar se kryeministri ynë është artist”, vijoi ai.

Një vlerësim nuk mungoi as për kryebashkiakun Erion Veliaj.

"Erjon Veliajn e kam mik dhe shok të vjetër, kam raport të veçantë. Mendoj që nëse ai nuk do të ishte në bashki këto ndryshime të mira në Tiranë nuk do të ndodhnin. Qoftë edhe me shkak i them Lali Erit edhe po u ktheve ne fashist do të të ndjek. Ai të lë hapësirë që ti jesh mirënjohës, sepse më ka qenë pranë në një momente të vështira të jetës time. Dhe këto momente këta njerëz të kthehen në pika referimi", tha ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qwert: 07/07/2022 10:59

    Eh shqiperie shkret kush ka arritur te gjykoj nje drogaxhi...

    Përgjigju
  • Tarrasi: 07/07/2022 08:54

    Dava drogaxhiu

    Përgjigju
  • few: 07/07/2022 08:16

    ka nai kile miell?

    Përgjigju
  • Sasa: 07/07/2022 08:01

    Si eshte bere si tranvefestite

    Përgjigju
  • Dadi: 07/07/2022 08:00

    Eshte mire kur respektohet kastro zizo se ai ka te kaluar me familjen e din te gjithe se pasaj dalin Video

    Përgjigju
  • Tani: 07/07/2022 07:57

    Ky duhet te fytyra e re e rilindjes

    Përgjigju
  • Merhumi: 07/07/2022 03:05

    I vetmi qe sduhet te dale e te flase per keto personazhe. Jo per gje por nuk e di njeriu i shkrete nese je esell apo tape o Zizo ziu.

    Përgjigju
  • No name: 06/07/2022 22:32

    KUSH ESHTE KY????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS