KATAR 2022/ Uruguai tri pikë pa vlerë kundër Ganës, Korea e Jugut i lë jashtë Botërorit (VIDEO)

KATAR 2022/ Uruguai tri pikë pa vlerë kundër Ganës, Korea e Jugut i lë jashtë Botërorit (VIDEO)

Festa e Uruguajit

FT/ Ganë 0 - 2 Uruguai (de Arrascaeta 26', 32')

Uruguaji fitoi 0-2 me Ganën në ndeshjen e fundit të Botërorit për grupin H. Megjithë tri pikët e ndeshjes së sotme, amerikano-latinët janë jashtë Kupës së Botës duke u renditur të tretët në grup, teksa Korea e Jugut kalon më tej falë golavarazhit më të mirë se Uruguaji. Aziatikët fituan 2-1 me përmbysje kundër Portugalisë.

Uruguai do e niste keq 90 minutëshin, me afrikanët që fituan një penallti në minutën e 21. Nga 11 metra Rochet priti goditjen e Ayew, duke mbajtur në lojë Uruguajin. Do duhej minuta e 26 që de Arrescaeta të shënonte golin e parë, ndërsa po mesfushori në minutën e 32 shënoi dopietën personale dhe të dytin për Uruguain.

Edhe pse amerikano-latinët kërkuan një gol të tretë që do i dërgonte në fazën e 1/8, diçka e tillë nuk ndodhi. Kësisoj Uruguai mbetet jashtë Kupës së Botës.

Pas tre ndeshjeve në grupin H, Portugalia me gjashtë pikë kalon si kokë grupi në fazën me eleminim direkt, teksa Korea e Jugut me katër pikë si e dyta. Po katër pikë ka edhe Uruguai që mbetet jashtë për shkak të golavarazhit. Zhgënjim në këtë event Gana, që mbetet në fundin e renditjes me tre pikë.

VIDEO:

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:40
VIDEO/ Uruguaji i falet de Arrascaeta, dopietë nga mesfushori

32' / Ganë 0-2 Uruguaj. De Arrascaeta shënon dopietë për Uruguajin. Mesfushori i Flamengos përfiton nga asisti i Suarez për të dyfishuar avantazhin e amerikano-latinëve.

Ora 16:30
VIDEO/ Gana gabon penalltinë, Uruguaji e ndëshkon pas 5 minutash

26' / Ganë 0-1 Uruguaj. Amerikano-latinët kalojnë në avantazh me de Arrescaeta në minutën e 26. Pasiguria e mbrojtjes së Ganës kalon në avantazh Uruguajin. Në minutën e 21 Gana gaboi nga 11 metra me Ayew.

Ora 16:24
VIDEO/ Historia përsëritet pas 12 vitesh, Gana humbet penalltinë përballë Uruguajit

21' / Ganë 0 - 0 Uruguaj. Në minutën e 21 Gana gabon nga 11 metra. Goditja e penalltisë nga Ayew pritet nga Rochet. 11 metërshi u akordua pas konsultës së arbitrit me VAR. Edhe në Botërorin e 2010 Gana gaboi 11 metëshin kundër Uruguajit, me historinë që përsëritet pas 12 vitesh.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Juventus 'lë nam', barazon 2-2 me Cagliarin në Sardegna

VIDEO/ Juventus 'lë nam', barazon 2-2 me Cagliarin në Sardegna