KATAR 2022/ Lajm i rëndë për Brazilin, Neymar humbet fazën e grupeve për shkak dëmtimi

KATAR 2022/ Lajm i rëndë për Brazilin, Neymar humbet fazën e grupeve për shkak dëmtimi

Neymar

Brazili nuk do ketë të gatshëm Neymar në ndeshjen kundër Zvicrës dhe Kamerunit në Kupën e Botës. Sfida me Zvicrën që është programuar për të hënë do shohë jashtë një nga yjet e këtij turneu, që pësoi lëndim në kyçin e këmbës në ndeshjen hapëse të Botërorit kundër Serbisë.

Fitorja 2-0 e Selecao nuk kaloi pa probleme, teksa sulmuesi Neymar u dëmtua në minutën e 77 të ndeshjes. Ndërhyrja e ashpër e Nikola Milenkovic në këmbën e djathtë të brazilianit, bëri që Neymar të jetë nën kontroll mjekësor për 24-48 orë.

Me kyçin e këmbës së enjtur, Neymar u pa me lot në sy pas daljes dhe zëvendësimit me Antony. Pritet që Neymar mos jetë i gatshëm edhe në ndeshjen e tretë të grupit kundër Kamerunit, me lojtarin që nuk e ka humbur Botërorin pasi sulmuesi do jetë gati për fazën me eleminim. Veç Neymar, edhe Danilo vuan një ndryshje të kyçit të këmbës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha poston foto me Kurtin pas votimit për Kosovën në KiE: Duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe

Basha poston foto me Kurtin pas votimit për Kosovën në KiE: Duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe