KATAR 2022/ Milimetrat që larguan Gjermaninë nga Botërori, FIFA reagon për golin e Japonisë (VIDEO)

KATAR 2022/ Milimetrat që larguan Gjermaninë nga Botërori, FIFA reagon për golin e Japonisë (VIDEO)

Momenti i diskutuar

Japonia fitoi dje 2-1 me Spanjën për grupin E të Kupës së Botës, me dy skuadrat që kaluan në fazën e 1/8. Xhiron e mediave e bëri goli i dytë i Japonisë, shënuar nga Tanaka në minutën e 51 të ndeshjes. Asisti i Mitoma është cilësuar si i rregullt, me topin që nuk kishte dalë plotësisht jashtë vijës fundore. Sipas rregullit të FIFA, që topi të quhet jashtë duhet që të kalojë vijën plotësisht. Në lidhje me këtë gol FIFA ka reaguar zyrtarisht duke treguar me pamje se topi ishte brenda fushës dhe se për këtë janë përdorur imazhet e kamerës në vijën e portës.

"Goli i dytë i Japonisë në fitoren 2-1 ndaj Spanjës u kontrollua nga VAR për të përcaktuar nëse topi kishte dalë jashtë loje. Zyrtarët e video-ndeshjes përdorën imazhet e kamerës së vijës së portës për të kontrolluar nëse topi ishte ende pjesërisht në vijë apo jo. Kamera të tjera mund të ofrojnë imazhe mashtruese, por në bazë të provave të disponueshme topi nuk ishte larguar plotësisht jashtë fushe", thuhet në reagimin e FIFA-s. Kujtojmë se në këtë grup jashtë Botërorit mbeti Gjermania, që paçka fitores 2-4 me Kosta Rikën nuk shkoi në 1/8 edhe falë tri pikëve të marra nga Japonia.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat