KATAR 2022/ Kroacia 'karton të kuq' Brazilit, ballkanasit nxjerrin jashtë Botërorit 'Selecaon'! Penalltitë i buzëqeshin 'Dalmatëve', Tite jep dorëheqjen (VIDEO)

FT/ Kroaci 1 - 1 Brazil (Petkovic 117' / Neymar 105+1') (4-2 fiton Kroacia pas penalltive)

Brazili është jashtë Kupës së Botës. Çerekfinalja e parë i buzëqeshi Kroacisë, me ballkanasit që pas 120 minutave lojë dhe penalltive u treguan më të saktë. Djemtë e Zlatko Dalic tanimë janë në katër skuadrat më të mira në botë, duke eliminuar pesë herë kampionët e botës.

Ndeshja nisi e kujdesshme për dy skuadrat, duke mos lënë hapësira pas. Hero në 90 minuta për Kroacinë ishte Livakovic, portieri i Dinamos së Zagrebit që ndali tre herë Neymar në disa raste të pastra.

90 minutat e rregullta u mbyllën 0-0, me dy ekipet që i kishin lënë golat në kohën shtesë. Në fundin e shtesës së parë të 15 minutave dhe konkretisht në minutën e 105+1 ishte Neymar që kaloi Brazilin në avantazh pas asistit të Paqueta. Ndeshja nuk u mbyll këtu, me Petkovic që vendosi ekuilibrat për Kroacinë në minutën e 117.

Pas rezultatit 1-1 skuadrat iu drejtuan penalltive, me kroatët që u treguan më të saktë. Vlasic, Majer, Modric dhe Orsic shënuan te Kroacia, ndërsa Rodrygo dhe Marquinhos gabuan te Brazili ndërsa Rodrygo dhe Pedro shënuan. Dramë te Brazili që për herë të tretë eleminohet nga Kupa e Botës që në fazën çerefinale. Kroacia luan me Argjentinën në gjysmëfinale.

Eliminimi i Selecao nga Kupa e Botës pas humbjes me Kroacinë ka sjellë edhe largimin e trajnerit Adenor Leonardo Bacchi (Tite) nga stoli i Brazilit. Prej verës së 2016 Tite (61 vjeç) e drejtoi Brazilin në 81 ndeshje.

Penalltitë:

VIDEO:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:08
Brazili jashtë Kupës së Botës, Thiago Silva: E vështirë të flas, kam marrë disa vendime

Brazili u eliminua nga Kupa e Botës pas humbjes me Kroacinë në çerekfinale. Pas ndeshjes foli edhe kapiteni i skuadrës nga Amerika - Latine. Thiago Silva (38 vjeç) tha se ka marrë disa vendime dhe se e kishte të vështirë të gjente fjalë pas këtij rezultati.

"Është e vështirë të gjesh fjalë në këto momente. Unë kam marrë disa vendime, që lidhen me përfaqësuesen, por edhe jetën personale, megjithatë kam keqardhje që si futbollist nuk arrita ta fitoj kurrë Kupën e Botës. Është një rrëzim i hidhur, por duhet të shohim përpara dhe të ringrihemi sa më shpejt pasi na presin të tjera objektiva", tha Thiago Silva.

Ora 20:56
VIDEO/ Bllokohet Zagrebi, Kroacia në festë pas kalimit në gjysmëfinalet e Botërorit

1670614203_finalprojekt.00063813.Still003.jpg

Tifozët e Kroacisë janë në festë pasi kombëtarja e tyre ne futboll mori një biletë për në 1/4 e Botërorit. Skuadra e Dalic kaloi pas 120 minutave lojë dhe penalltive Brazilin. Pesë herë kampionët e Botës dolën kokëulur nga Katari, me festën që është për ballkanasit. Në Zagreb dhe në gjithë qytete e Kroacisë tifozët kanë vërshuar në rrugë për të festuar kërë arritje, duke paralizuar trafikun.

Ora 20:45
ZYRTARE/ Turpërimi në Botëror, Tite nuk është më trajner i Brazilit

Adenor Leonardo Bacchi i njohur si Tite nuk është më trajner i Brazilit. Eliminimi i Selecao nga Kupa e Botës pas humbjes me Kroacinë ka sjellë edhe largimin e 61 vjeçarit nga stoli. Prej verës së 2016 Tite e drejtoi Brazilin në 81 ndeshje.

Ora 20:04
VIDEO/ Tifozët e Argjentinës 'tallen' në Katar, festojnë eliminimin e Brazilit nga Kupa e Botës

Eliminimi i Brazilit nga Kupa e Botës nuk ka sjellë vetëm zhgënjim. Tifozët e Argjentinës të ndodhur në Katar kanë ndjekur me ankth goditjet e penalltive, pas të cilave triumfoi Kroacia. Me Brazilin jashtë dhe Argjentinën në garë, tifozët "Albiceleste" kanë festuar eliminimin e një rivali të vjetër në Amerikën Latine.

Ora 19:41
Neymar barazon legjendat e futbollit botëror, goli në Kupën e Botës përlot sulmuesin

Neymar shënoi golin e vetëm në eleminimin e Brazilit nga Kupa e Botës. Ndeshja kundër Kroacisë pas 120 minutave u mbyll 1-1, teksa "ruleta ruse" i buzëqeshi ballkanasve. Në minutën e 105+1 Neymar shënoi për Brazilin, me sulmuesin që arrin në tetë gola në Kupat e Botës. Me këtë gol Neymar barazon Cristiano Ronaldon dhe Maradonën që kanë shënuar po 8 gola në Botërorë.

Gjithashtu Neymar barazon Ronaldo Fenomenin duke shënuar në tre Kupa Bote. Veç saj, Neymar me 77 gola barazon Pele për golat e shënuar me fanellën e Brazilit.

Ora 18:32
VIDEO/ Brazili shokohet në minutat e fundit, Kroacia barazon ndeshjen në Botëror

117' / Kroaci 1-1 Brazil. Petkovic ndez festën te kroatët. Ballkanasit barazojnë tre minuta nga koha shtesë. Ndeshja i drejtohet penalltive.

Ora 18:17
VIDEO/ Festë e madhe në Katar, Neymar kalon në avantazh Brazilin

105+1' / Kroaci 0-1 Brazil. Neymar kalon në avantazh Brazilin. Një aksion në minutën e 105+1 bën që Paqueta të gjejë të lirë Neymar, me sulmuesin e PSG që ndëshkon Livakovic.

Ora 15:54
FOTO/ Ndeshja e rëndësishme kundër Brazilit, miss Kroacia merr vëmendjen në stadium

Në prag të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës mes Kroacisë dhe Brazilit në Katar, vëmendjen edhe këtë herë e ka marrë Ivana Knoll. Ish-miss Kroacia edhe njëherë ka pozuar me veshje provokuese nga stadiumi, teksa të shumtë kanë qenë fansat që kanë dashur një foto me të. Kujtojmë se para turneut, në Katar vendosën të ndalonin alkoolin dhe veshjet provokuese në stadium, me modelen që edhe sot nuk ka ndërmend të zbatojë rregulloren.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 10/12/2022 09:23

    Te dy parakomentuesit ia futit kot. Mbrojtja me e mire eshte sulmi. 1-0 nuk te garanton asgje. Madje as 2-0, e provoi Argjentina, u mbyll ne mbrojtje ne fund dhe e hengri.

    Përgjigju
  • Abcd-zh: 09/12/2022 20:08

    Urime Kroacise,per pragmatizmin e saj ! Mbi te gjitha urime trainerit per taktiken e shkelqyer te lojes se skuadres se tij ..! Por merita me e madhe eshte se ka krijuar e ruajtur kete skuader model grupi me ne krye Modriç,mesfushorin qe ka nr 10 dhe qe meriton noten 10 si lojtari me i mire i ndeshjes! Parashikova fitoren e Brazilit,duke patur parasysh se ne ndeshjen e fundit,luajten ne grup dhe duke qene skuader me talente.loja e saj e grupit shkelqeu per nje pjese loje ,aq sa shenuan dhe golat e sigurise ( 4:1). Thene keshtu,besova se do te luante nje loje te forte ofensive nga fillimi ne fund dhe se gjithashtu mendova se ne rast avantazhi nuk do te benin gabimin e skuadres se madhe te Sokrates e Zikos te 82-shit,ku pragmatizmi italian me qendersulmiesin e saj Paolo Rosin,e kthyen ne shtepi ate skuader.Brazili kalonte ne finale edhe me nje barazim qe e kishte arritur se ishte ndeshja 2:2,por deshira edhe per ta fituar ndeshjen,beri qe te lejonin Italine ne nje kundersulm vrases te conte topin ne rrjete per te treten here. Sot ndodhi e njejta gje,Brazili ishte 1:0,por ajo donte “goleade”kur skishte kohe per aventura,pra nuk ndryshoi taktika e lojes,qe te gjithe lojtaret te ishin me afer portes ne mbrojtje te rezultatit. Keshtuqe nje skuader si Kroacia, tashme e pjekur ,e rritur,se vinte dhe si nenkampione bote dhe me yje si Modriç akoma ne skuader,do te luftonin deri ne fund dhe e bene ate shume mire,ku ne nje k/sulm te shkelqyer arriten te barazonin rezultatin dhe te besonin per me tej ,atje ku ata jane tashme me te sigurte,tek penalltite. Dhe ashtu ndodhi,ata hyjne ne histori,nga sfidante ne fitues .

    Përgjigju
  • Beni: 09/12/2022 19:27

    Ndershmeria virtyt I budallait ,nuk u kthyen ne mbrojtje te ruanin rezultatin por u hapen se donin me gola , ca kusuri kemi ne qe na bete me zemer !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher