Kate Middleton feston ditëlindjen, ja urimi i Meghan dhe princ Harry-t

Kate Middleton feston ditëlindjen, ja urimi i Meghan dhe princ Harry-t

Dukesha Kate Middelton

Dukesha e Cambrige Kate Middelton festoi ditëlindjen e 38-të ditën e sotme.

Ajo u fotografua duke mbërritur në shtëpinë e saj "Kensington Palace", duke vozitur veten dhe veshur një xhaketë jeshile.

Dita e madhe e Dukeshës së Kembrixhit erdhi vetëm disa orë pasi princi Harry dhe Meghan Markle njoftuan vendimin e tyre tronditës për familjen mbretërore.

Në llogarinë zyrtare, Harry dhe Meghan shkruajtën: "Duke uruar një ditëlindje shumë të lumtur për Dukeshën e Kembrixhit sot!", të  shoqëruar nga një zemër dhe një emoji tortë ditëlindjeje.

Princ Harry  aktualisht është i gjashti në fron pas babait të tij, Princit Charles, vëllait, Princit William dhe tre fëmijëve të William, Princi George, 6 vjeç, Princesha Charlotte, 4 vjeç dhe Princi Louis,1vjeç.

Persona të brendshëm thonë se ftohtësia midis vëllezërve shkon më thellë nga sa e kuptojnë të tjerët.

Sot, pasojat nga përçarja që filluan dy vite  më parë me fejesën e Harry-it me Meghan, ku burimet thonë se William e paralajmëroi Harry-n, vazhdon të gërryejë të gjithë familjen mbretërore, ku së fundmi ishin planet e Krishtlindjes, pasi Meghan dhe Harry njoftoi se ata nuk do të kalonin pushimet me familjen mbretërore në Sandringham.

"Ka shumë të lënduar në lidhje me këtë," i ka thënë një burim mbretëror “People”.

Kate, ditën e ditëlindjes

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon