Katër ditë pas miratimit në Kuvend, Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit zhvillon nesër mbledhjen e parë

Foto ilustruese

Katër ditë pas miratimit në Kuvend, Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit do të zhvillojë ditën e nesërme mbledhjen e parë. Mësohet se mbledhja do të fillojë në orën 15:00, ku më së shumti do të diskutohen elementë formal të Komisionit.  

Sipas rendit të ditës, fillimisht do të bëhet deklarimi i konstituimit të Komisionit dhe prezantimi i anëtarëve, më pas deklarimi i qëllimit të ngritjes, përcaktimi i detyrave të Komisionit, shqyrtimi dhe miratimi i rregullores së brendshme, zgjedhja e Sekretarit të Komisionit, vlerësimi i të dhënave paraprake si dhe përcaktimi i mbledhjes së radhës.

Më 30 shtator, PD dorëzoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor, ndërsa zgjedhjet e 25 prillit, më shumë se një herë,  i kanë quajtur 'masakër zgjedhor', duke pretenduar se procesi ka patur shumë pa rregullsi.

Ndërkohë, me 123 vota pro, Kuvendi miratoi më 14 tetor ngritje e  Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Përbëra e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 5 prillit

1.  Enkelejd Alibeaj    Kryetar                  PD 
2.  Toni Gogu             Zëvendëskryetar   PS
3. Klotilda Bushka      anëtare                 PS
4. Blerina Gjylameti    anëtare                 PS
5. Aurora Mara           anëtare                  PS
6. Klevis Xhoxhi         anëtar                     PS
7. Nasip Naço            anëtar                     PS
8. Petro Koçi              anëtar                     PS
9. Bardhyl Kollçaku    anëtar                     PS
10.Gazmend Bardhi   anëtar                     PD
11. Oerd Bylykbashi   anëtar                     PD
12. Ferdinand Xhaferraj      anëtar            PD 
13. Ervin Salianji         anëtar                     PD 
14. Kreshnik Çollaku   anëtar                     PD 
15. Petrit Vasili            anëtar                      deputet i pavarur

1. Xhemal Qefalia       anëtar zëvendësues   PS
 2. Etjen Xhafaj           anëtar zëvendësues    PS 
3. Arbi Agalliu              anëtar zëvendësues    PD
4. Lindita Metaliaj        anëtare zëvendësuese  PD

 

J.SH./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

‘Ëndrrat iu prenë në mes, kishte dëshirë të bëhej doktoreshë, rrëfimi prekës nga halla e 17-vjeçares që vrarë nga sulmi në Deçan