Rëndohen shifrat nga Covid, 4 të vdekur dhe 93 raste të reja! Pedagogia infekton familjarët dhe kolegen në Gjirokastër, me koronavirus edhe kreu i PD Roskovec

Bilanci i viktimave si pasoje e koronavirusit në vendin tonë vazhdon të rëndohet. Në 24 orët e fundit 4 persona e kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar në total 89 numrin e viktimave. Ministria e Shëndetësisë thotë se situata në spitalin infektiv është e rënduar, pasi në total janë të shtruar 72 paciente, 8 në terapi intensive dhe 4 të intubuar. "Ne 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid19. Situata në spitalin infektiv vijon te paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tirana vazhdon të jetë vatra më e nxehtë me 62 raste më pas Shkodra me 6 raste, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se rasti i Fierit është kreu i PD në Roskovec.

"Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës", thuhet në njoftim.

Apeli për qytetarët
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19

COVID-19 – Statistika (11 Korrik 2020)

Testime totale          31933

Raste pozitive                    3371

Raste të shëruara    1881

Raste Aktive              1401

Humbje jete              89 (Qarku Tiranë 47, Durrës 14, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 14, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                591

Durrës                229

Shkodër             178

Vlorë                  120

Lezhë                 68

Fier                     42

Kukës                 41

Korçë                  34

Elbasan             33

Berat                   25

Gjirokastër       22

Dibër                  18

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:29
Kreu i PD në Roskovec i infektuar me Covid-19

Gazetari i Report Tv në Fier, raporton se rasti i infektuar me Covid është kreu i PD në Roskovec. Ai ka 10 ditë me temperaturë dhe kollë, por është në gjendje të stabilizuar dhe ndodhet i izoluar në shtëpi.

Ora 10:19
Pedagogia infekton familjarët dhe kolegen me koronavirus në Gjirokastër

Në Gjirokastër janë konfirmuar 5 raste të reja me COVID-19, ku të gjithë janë kontakte të pedagoges të dalë pozitive disa ditë më parë.

Të infektuar me koronavirus kanë rezultuar bashkëshorti dhe dy fëmijët e pedagoges, nipi i saj dhe një kolege e saj në punë.

Ora 09:26
Një person pozitiv me COVID-19 në Krujë, rast kontakti

Një rast pozitiv me covid-19 ka rezultuar në Krujë në 24 orët e fundit. Nga 30 tamponët e bërë ditën e djeshme një ka dalë pozitiv, ndërsa janë në pritje të përgjigjeve për 7 tamponë të tjerë.

Personi i infektuar që doli pozitiv është rast kontakti.

Shifrat e të prekurve me covid janë rritur ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit, ku ditën e djeshme u shënuan 90 raste të reja dhe 2 viktima.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sindi: 11/07/2020 15:44

    C'fare karantine more flisni ,,a jeni ne terezi,,te vdesim per buke pastaj,,ne edhe me punet hapur mezi po e shtyjme,,fajin e ka qeverite qe nuk i kushtuan rendesi turizmit,,bujqedise dhe agroturizmit,,por favorizuan fasonerine qe nuk arriten te paguanin me shume se 250.000 leke,,,kjo eshte e turpshme,,i kemi te gjitha det,,nafte,,krom,,baker,,dhe vuajme ti menaxhojme keto pasuri........

    Përgjigju
  • Κlement: 11/07/2020 15:22

    Ore kur do mbushen spitale, atehere do kuptojm qe eshte vone, sepse ne te tjeret do thone skemi vend ik vdes ne shtepi

    Përgjigju
  • Loran: 11/07/2020 10:50

    Veni morr karantinen urgjent

    Përgjigju
    • Vangjel: 11/07/2020 15:43

      O Karantina Po ti jeton ne Shqiperi , po si do ti qe ata Te nxjerrin emrat e njerezve ne publik. Ti ske vene as emrin tend ketu, Ne shqiperi ta din njerzit qe ti je semur me dicka te till ste afrohet njeri per nja 25 mij vjet..une shpresoj qe ti ose prindit e tu jeni mbi 45 se do flasim per nja 1 muaj kur te fillojn Te vdesin nga 10-20 ne dite.po deshe qe Te besosh hajde ne Tiran te Qsut dhe provo te besh nje koronarografie edhe do ta shofesh peshqeshin qe do Te japin.

    • Karantina: 11/07/2020 12:51

      Po mire more Loran kena force ekonomike ne per me vendosurkarantinen e dyte, o popull mos te ju verbohen syte me shifra te rreme, po pse nuk japin te pakten emrat e atyre çe vdesin edhe te infektuarve edhe te besojm. Apo si kur thone perralla me mbret.

    • Taku: 11/07/2020 11:23

      Situata me të vërtetë e rëndë

    • Zani: 11/07/2020 11:21

      O Loran, po tmungojne kohet e arta kur tgjith ishin mbyllur ne shpi dhe ti dilje e shkoje kur te doje?Mbyllu ne shpi o shok.mos dil me

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump