Katër vite më parë humbën jetën 3 persona, por ende autoritetet s'kanë marrë masa për rrëshqitjen e gurëve në Torovicë! Banorët: Na bien në oborrin e shtëpisë, po flemë me frikë

Tragjedia e 4 viteve më parë në Torovicë, ku nga rënia e gurëve humbën jetën 3 persona, duket se nuk ka ndërgjegjësuar aspak autoritetet në Lezhë, edhe pse rënia e masiveve nga mali, rrezikon të prodhojë një tjetër ngjarje të rëndë.

Për shkak të motit të keq me reshje të shumta, gurë të mëdhenj kanë rënë në rrugë, e po ashtu edhe në oborret e banesave të banorëve që jetojnë në zonë, duke ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset atyre.

Ata shprehen se po jetojnë me frikë, teksa i bëjnë thirrje bashkisë që të ndërhyjë.

"Këtu janë rrëzuar nja 4 a 5 gurë, disa më kanë ardhur edhe në oborr të shtëpisë. Fatmirësisht nuk ka patur makina sepse do ishte bërë nami. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë të marrin masa pasi rrezikohemi çdo moment. Rrezikohemi ne, këmbësorët, ata që kalojën me makina. Kemi bërë ankesë për problemin, por asnjë masë nuk është marrë. Ne i kemi kërkuar bashkisë të na japë leje ta blemë dinamitin vetë e të bllokojmë rrugë, e eliminojmë vetë që mos ndodhin fatkeqësi", thotë një prej banorëve.

Kujtojmë se në vitin 2017, si pasoje e rënies se gurëve nga mali humbën jetën dy vëllezër dhe bashkëshortja shtatzënë e njërit prej tyre. Që atëherë ka pasur vazhdimisht rënie gurësh ndërsa deri tani nuk është marre asnjë masë nga autoritetet.

 

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët