'Kaubojsi' kandidat për Bashkinë e Lezhës me Partinë e 'Mic Sokolit'

'Kaubojsi' kandidat për Bashkinë e Lezhës me Partinë e 'Mic Sokolit'

Eduart Ndocaj dhe Zef Bushati

Ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj do të kandidojë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ai është kandidat për Bashkinë e Lezhës nga partia Aleanca Demokristiane, e cila do të futet në zgjedhje pa bërë aleancë me asnjë nga partitë e mëdha.

Ndocaj ka postuar një foto ku shfaqet kërkesa e PAD për regjistrimin e tij për Bashkinë e Lezhës ku shkruan se partia e tij nuk do të bashkohet as me hajdutët aktualë të PD dhe as me mafian e PS.

"Beteja kundër të keqes që ka mbuluar Lezhën, sapo fillon! Lezhianët, s'do bashkohen, as me hajdudët aktualë të PD dhe as me mafian e PS! Bashkohuni me njerëzit e ndershëm e punëtorë! Votoni Eduart Ndocaj për kryetar Bashkie Lezhë!", shkruan Ndoka.

Postimi  Eduart Ndocaj

Ndocaj ka qenë deputet për pak kohë në radhët e Partisë Socialiste, pasi zëvendësoi Arben Ndokën pas dorëheqjes së tij nga përfaqësimi i elektoratit të Lezhës.

Ai është i njohur me nofkën kaubojsi dhe ka jetuar për shumë vite në Itali ku dhe ka zhvilluar karrierën si sipërmarrës.

Aleanca Demokristiane drejtohet nga Zef Bushati dhe në historinë e saj politike ka qenë aleate besnike Partisë Demokratike. Në vitin 2013 ajo tradhtoi PD për PS, duke bërë aleancë me Ramën.

Drejtuesi i saj Zef Bushati është një emër i mirënjohur për kinematografinë shqiptare dhe ka luajtur një sërë rolesh në ku ka interpretuar 7 personazhe. Ndër to përmenden rolet e Mic Sokolit në dramën "Besa e Madhe", Kabash Çaushit në dramën "Duke u gdhirë viti 45", Ferdinandi "Luiza Miler", Luigj Gurakuqi "Udha e flamurit", Parisi "Romeo e Zhulieta", Stanishi "Kush e solli Doruntinën",etj. që është edhe interpretimi i tij i fundit në Teatrin Kombëtar.

Zef Bushati në rolin e Mic Sokolit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ......: 25/04/2019 15:09

    partia e pederave fuck u

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla