Kavaja, e paqartë mes Bashës e
Olldashit, votojnë 2600 demokratë

Kavaja, e paqartë mes Bashës e<br />Olldashit, votojnë 2600 demokratë
TIRANE - Ramazan Okshuni, kryetar i PD, së Kavajës së bashku me strukturat e degës lokale ka pritur dje pasdite në një takim kandidatin për kryetar Sokol Olldashi, ndërsa në datën 20 korrik, vetëm dy ditë përpara votimit “një anëtar – një votë” qytetin e Kavajës do ta vizitojë kandidati tjetër Lulzim Basha. “Në datën 22 korrik në Kavajë do të votojnë 2600 demokratë, sipas listave të anëtarësisë që tani janë mbyllur.

Po punohet për zgjedhjen e komisionerëve në dy qendrat që do të votohet, në Kavajë dhe në Rrogozhinë, por ato ende nuk janë përcaktuar. Demokratët do të shprehen me votë për kryetarin e ri” thotë Okshuni. Por ka një specifikë tjetër Kavaja, e cila si bastion i të djathtës për 23 vjet, humbi shumë rëndë në zgjedhjet e 23 qershorit. Megjithatë, demokratët e Kavajës kanë më shumë lidhje me Lulzim Bashën, sepse ky ka qenë edhe i deleguari kryesor i qarkut të Tiranës për zgjedhjet parlamentare.

Basha krijoi lidhje të ngushta me strukturat e degës së PD dhe me ish nënkryetarin e dorëhequr të PD Përparim Caca. “Ne të gjithë jemi të hapur për një proces transparent dhe një garë të barabartë, ku do të ballafaqohen programet, idenë dhe iniciativat politike” thotë Okshuni. Por edhe Sokol Olldashi nuk mbetet pas. Ai ka lidhje të vjetra dhe të hershme me kreun e grupit parlamentar Astrit Patozi, me Shamatën, ish kryebashkiakun Rrugeja etj.

Një pjesë e mirë e strukturave të PD kontrollohen nga këta të fundit dhe janë debate që po bëhen rëndom mes demokratëve të Kavajës. Bashës, mund t`i faturohet ndër të tjera, dhe një pjesë e madhe e fajit për humbjen e zgjedhjeve në këtë qytet, dhe lidhjeve e mospasjen parasysh të situatës me kryetarët e degëve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share