Kavajë, 3-vjeçari shoqëronte gjyshen te puna, bie në pishinën e hotelit dhe mbytet

Kavajë, 3-vjeçari shoqëronte gjyshen te puna, bie në pishinën e hotelit dhe mbytet

Foto ilustruese

KAVAJË - Një 3-vjeçar është mbytur në pishinën përpara një hoteli në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure, ku se i mituri ka qenë duke luajtur pranë pishinës, por ka rënë aksidentalisht në ujë dhe për rrjedhojë është mbytur. Ai shoqëronte gjyshen e tij e cila punonte në hotelin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Pavarësisht se i është dhënë ndihma e parë, i mituri nuk ka mundur të mbijetojë. Ai pikasur në ujë rreth tre minuta pasi kishte rënë duke e bërë të padobishme çdo përpjekje për mbajtjen e tij në jetë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgu e spitalit të Durrësit ku pritet t'i nështrohet autopsisë mjeko-ligjore me qëllim përcaktimin e plotë të shkaqeve. Ndërkohë nga ana tjeter policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • moni: 23/05/2018 11:51

    Po prinderit ku ishin? Apo ne FB dhe Instagram? E dyta ca jane keto hotele qe kane pishina pa sistem sigurie? Ne vendet e tjera dhe pishinat private jane te detyruara te kene nje sistem mbrojtje, ose sistem alarmi per zhytjen, ose gardh 1.2 metra, ose mbulese te forte.

    Përgjigju
    • maj-moni: 23/05/2018 12:53

      Prinderit mund te jene dy hallexhinj qe mbledhin skrap, ose mbase edhe i kane vdekur e prandaj ky shkonte me gjyshen te puna e saj. Pse duhet me patjeter t'i paragjykojme te tjeret pa ditur asgje? Te dhimbset ty ky femije me shume se prinderve te tij? Sa per sistem sigurie ne hotele, lere se na mallengjeve. Nuk e dinim qe ngjarja paska ndodhur ne Las Vegas dhe jo ne Kavaje...

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!