Kavajë, përplaset furgoni me
pasagjerë, vdes 1 grua, plagosen 5

KAVAJE - Një furgon pasagjerësh që shkonte në Rrogozhinë është përplasur pasditen e sotme në Kavajë me një autoveturë. Si rrjedhim ka vdekur një grua, Dove Xhaferaj - 58 vjeçe nga Vlora dhe janë plagosur pesë të tjerë, ndërmjet tyre edhe bashkëshorti i saj, Lavdosh Xhaferaj. I plagpsuri i dytë quhet Skënder Rapi - 26 vjeç dhe tri të tjerët ende nuk janë bërë të ditur.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit, por ato ende nuk janë zbardhur; ajo ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugë, ndërkohë që autoambulancat kanë marrë të vdekurën dhe të plagosurit që ndodheshin në të dy automjetetet. E vdekura është dërguar në morgun e Durrësit ndërsa të plagosurit, në sptalin e këtij qyteti.

kavaja akasident
kavaja aksident
(Foto nga aksidenti që ndodhi sot pasdite në Kavajë)

Lajmi vijon...
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh situatën pas tërmetit një Ministri për Rindërtimin?