KE kërkon nga Kosova rritje të përpjekjeve për sundim të ligjit, asgjë për liberalizimin e vizave

KE kërkon nga Kosova rritje të përpjekjeve për sundim të ligjit,  asgjë për liberalizimin e vizave

Foto ilustruese

Këshilli i Bashkimit Evropian edhe këtë vit do të miratojë raportet për procesin e zgjerimit dhe procesin e stabilizim-asocimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes së cilave do të bëjë ftesë për nevojë urgjente për reforma dhe për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Drafti është përgatitur dhe teksti i tyre është në proces të miratimit nga përfaqësuesit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në takimin e sotëm u diskutua për zhvillimet kryesore në lidhje me përmbushjen e kritereve politike, kriteret ekonomike, bashkëpunimin financiar dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit  të vitit 2015

Pjesëmarrësit mirëpritën angazhimin e vazhdueshëm strategjik të Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe në Dialogun  me Serbinë, i lehtësuar nga BE.

“Këshilli rikujton se progresi në normalizimin e raporteve me Serbinë është një parim themelor i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe është bazë për zhvillimin e raporteve dhe bashkëpunimit mes BE-së dhe Kosovës”, thuhet në këtë dokument.

Pjesëmarrësit përsëritën rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, vendimi për të cilat është ende në shqyrtim në Këshill.

 “Këshilli kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet se “propozimi është duke u shqyrtuar në Këshill” dhe rikujtohet se Komisioni Evropian kishte propozuar në vitin 2018 që Kosovës t’i hiqen vizat.

Gjatë konferencës së sotme u diskutua po ashtu edhe  zhvillimet në reforma të ndryshme, si sundimin e ligjit dhe reformat gjyqësore, respektimin e të drejtave themelore, reformën e administratës publike, zhvillimin ekonomik, arsimin dhe punësimin.

Sa i përket Dhomave të Specializuara, pjesëmarrësit vlerësuan bashkëpunimin e treguar kohët e fundit nga autoritetet e Kosovës .

Takimi u drejtua nga Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë,  Josep Borrell dhe Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit,  Olivér Várhelyi. Delegacioni i Kosovës drejtohej nga Kryeministri,  Avdullah Hoti. Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe ministrat znj. Meliza Haradinaj-Stublla,  Agim Veliu,  Hykmete Bajrami, Selim Selimi, Besian Mustafa dhe Vesel Krasniqi gjithashtu morën pjesë

Pjesëmarrësit ranë dakord mbi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të Kosovës në bashkëpunimin rajonal, veçanërisht në zbatimin e Planit të Veprimit për zhvillimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor siç u miratua në samitin e Sofjes në 10 nëntor 2020.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr