‘Kë mbështet ky tifoz?’ Faqja e UEFA-s vijon të mahnitet nga kuqezinjtë e Kombëtares

Kombëtarja shqiptare ia ka rritur vetëm njëherë të kualifikohet në Europian, por duket se shenjët që ka lënë atje janë të paptjetërsueshme. Kjo falë edhe tifozëve të mahnitshëm.

Ky detaj vihet re në faqen që UEFA i ka dedikuar në ‘facebook’ Europianit 2020, të shtyrë për shkak të COVID-it në 2021, ‘Euro 2020’. Kjo e fundit ka shpërndarë një foto ku duket një tifoz shqiptar që fytyrën e ka të mbuluar me flamurin kuqezi. Aty shtrohet edhe pyetja ‘se kë kombëtare mbështet ky tifoz?’

E veçanta është se kjo foto me këtë shkrim ka marrë pëlqime të jashtëzakonshme. Në krahasim me postimet e tjera të bërë nga ‘Euro 2020’ ka afërsisht mbi 25 mijë pëlqime më shumë. Te komentet vi re që ka shumë shqiptarë të cilët ndihen krenar përë fakt.

Kjo foto është bërë në 2016 kur Shqipëria u kualifikua për herë të parë dhe të vetme në Europian.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet vendimi i ekspertëve që ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Kryemadhi e paqartë për akuzat e Bashës për viktimat me COVID ! Kundër publikimit të fotove të morgut: S'kanë rrjedhur nga ne